• Sun. Nov 24th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Besimi në të ardhmen.

ByEmrush

Mar 2, 2021

Gjithmonë si suksesi si humbja kanë edhe anën tjetër të medaljes!

E rëndësishme mbi terë këtë proces ne zhvillimin e shtetit që në fund po vihet një rregull!

Pra, kjo mund të përshkruhet dhe kështu!

Që nga dita e parë e çlirimit të vendit është qeverisur ashtu siç kanë qenë dëshirat e njerëzve të caktuar, të pushtetshmëve dhe oligarkëve!
Kanë qeverisur edhe pse ishin të dënuar për krime, për korrupsion, për hajni, keqpërdorues të të gjitha niveleve, të dënuar për vrasje, për kërcënime, shantazhe, evazion fiskal, punësim familjar, klane brenda institucioneve publike e çfarëdo veprimi që ka rënë ndesh me ligjin ka qenë pjesë e ndërtimit të institucioneve të këtij shteti!

Qeverisen ashtu qysh mundën, arritën në majat më të larta të shtetit edhe pse as nuk kishin përgatitje superiore, nuk kishin fakultet e nuk kishin as shkollim të mesëm bile bile.

Teneqexhinj, shushunja e hardall ju vërsulen shtetit duke mos lënë vend për të devotshmit e intelektualët hiç askund!

Në fund, e dini si?

Deri më tash ka shkua si ka shkua, tash e tutje po vejmë themelin për një sundim të ligjit ku do të barazohemi të gjithë para tij.

Dikush përjetoi të zinjtë e ullirit duke kontribuar për këtë shtet, e dikush vilat edhe në Dubai duke shpenzuar dhe bërë jetën e shfrenuar, gjithnjë me taksat e qytetarëve.

Atëherë konkludojmë se megjithëkëtë shihet dritë në fund të tunelit.


Dhe…

Ditët në vijim po na japin shpresë se ka njerëz që sakrifikohen për të mirën e qytetarëve dhe njerëzve që kanë vendosur me jetuar këtu!

Hajdi kjoft!

U desh 20 vite për me i prit këto ditë!

____
ESH

___________
publikime.com

By Emrush