• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Amerikanët vazhdojnë ndihmën ushtarake

ByEmrush

Feb 26, 2021

Me zor e me sa shumë mund kjo Amerikë mundohen të na bën faktor në këtë rajon, e pastaj në të drejtohemi ngadalë vetvetiu!

Ajo po bën orvatjet e mundshme që konjukturat shtetërore ti krijon, që ne pastaj të vijojmë qëllimin e trasuar nga SHBA-ja.

E ne çfarë bëjmë?

Ata ndërtojnë, në prishim!
Ata investojnë, ne vjedhim!
Ata na edukojnë, ne trenohemi!


Amerikanët ndihma ushtarake Shqipërisë, ndihma ushtarake Kosovës.

Amerikanët asistencë politike, ekonomike e konsullore Shqipërisë.
Amerikanët asistencë politike, ekonomike e konsullore Kosovës.

Mirë thoshte Konica:

O të humbur shqiptarë, seç qenkeni për të qarë!
Për të qar’ e për të sharë, për të shar’ e për të vrarë!

Armiqtë mbë dhe ju hodhnë, dhe ju shtypnë sa u lodhnë!

Sa u lodhn’ e sa ju ngopnë, ju gdhendnë edhe ju rropnë.

As bukë, as brekë s’ju lanë, ju punoni, ata hanë!

Nuk ju lan’ as pakë nderë, q’e kini pasur përherë.

As nder, as turp, as gjak s’kini, unji kryet dhe po rrini.

I duroni vet armiqtë,
Prisni vdekjen apo vdiqtë?

Shumë be nerva kishin pas këta Amerikanët, haj zot bre!

____
ESH

____________

publikime.com

By Emrush