• Sat. Nov 23rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Pasurimi me pak mund, ose hiç fare!

ByEmrush

Feb 25, 2021

Më kujtohet përgjatë viteve 2007, 2008, 2009, 2010 bëheshin aksione të ndryshme nëpër biznese dhe subjekte afariste anembanë Republikës, në shumë raste të dhunshme duke konfiskuar e duke falimentuar biznese pafundësisht, që pothuajse mezi mbijetonin tregun e shkapërderdhur dhe skajshmërish më një konkurrencë jo reale.
Qeveria kishte marrë si target bizneset që më shumë gjasonte në dënim dhe konfiskim të qëllimshëm, se sa që promovohej ideja për vetëdijesimin dhe rregullimin e tregut përkatësisht subjekteve afariste.
Kjo ishte bërë në një kamuflim perfekt, ku për rrjedhojë bizneset gjobiteshin, ju konfiskohej pasuria, ju shqiptonin dënimet nëse dëshiron të kthesh mbrapa produktin tuaj.

3 në 1, all in one!
Nejse!

Afera të përditshme kishte nëpër media mbi keqpërdorimet të institucioneve të shtetit, ai u zunë me një shumë të parave, atij tjetrit ju gjetën kaq euro në llogari, ai tjetri akuzohej për firma fiktive, një tjetër për monopol të tregut e kështu me radhë.

Njerëzit flisnin se si paratë po vidhen nga taksapaguesit qytetarë, dhe pastaj nga arkat e shtetit dilnin në treg, ku përmes kanaleve të ndryshme futeshin në biznese të ndryshme vetëm e vetëm për tu përligjur pasuritë e mëdha dhe mjetet financiare që i fitonin pa djersë!
Këto para ishin futur në secilin produkt që gjendeshin në treg, dhe po thuajse shumica e bizneseve që tashmë operonin për një kohë të gjatë ankoheshin se po dilnin individ treg  që kurrë nuk ishin marrë me afarizmin e caktuar, dhe që fare nuk kishin njohuri se si funksionon ai treg.

Dita ditës raportet e ndërkombëtare paraqiteshin Kosovën si vendin më të vështirë të të bërit biznes, ku në të shumtën e viteve ajo kurba e të bërit biznes, tregonte vetëm teposhtën dhe paraqiste humbje të madhe në të gjitha sferat e afariste.

Por kjo nuk ju bënte përshtypje autoriteteve. Ato dëshironin më çdo kusht mbushjen dhe rritjen e buxhetit, dëno dhe konfisko ishte kriteri agresiv që kishin vendosur si parim ndëshkues për bizneset.

Pra, përmes këtyre dy parimeve arrihej qëllimi mbi mbushjen e arkës së shtetit.

Po thuajse konkurrenca ishte zhdukur nga tregu, dhe të sinqertëve po ju bëhej e pamundur të mbijetojnë në tregun tashmë të uzurpuar me investime përmes njerëzve të pushtetshëm dhe institucionalist.

Dymbëdhjetë (12) vite më vonë po shpërfaqet realiteti i hidhur i ndërtimit të shtetit tonë, edhe vetëm në një sektor që flitet se për çdo vit janë ndarë grante nga qeveria e Kosovës mbi 140 milion euro.
Shpresoj që do të dalin edhe tjera, nëse asgjë asgjë, bile ta dimë sa pasuri nga taksat tona kanë përvetësuar!

Kishte thënë Mandela në vend të hakmarrjes do të zgjedhim pajtimin dhe ndërtimin e shtetit.

Por, këta duhet të dalin publikisht dhe të tregojnë se si kanë përvetësuar paratë tona tash e 20 vite, dhe në cilët sektor i kanë investuar!

Sepse dikush ka paguar mijëra euro taksa për ndërtimin dhe konsolidimin e këtij shtetit në ngritjen dhe forcimin e institucioneve të tij, e në fakt paratë nuk paskan shkuar për shtetin, por në përvetësimin dhe pasurimin individual!

10 vite me nga 140 milion grante dhe subvencione në emër të bujqësisë kemi arritur në 1.4 miliard euro!
To shohim ku janë bujqit tonë sonë në konkurrencën me rajonin!
Zero, bile jo në zero thoshte një miku im.
Minus, minus, klithte ai!

Sot tregu ekonomik vazhdon të jeton nën kërcënimin e një konkurrencë aspak fer, dhe jo reale, ata që janë nën atë lëkurë dinë saktë!
Shuma të mëdha mjetesh financiare nga keqpërdorimet e arkës së shtetit dhe taksapaguesve të kësaj republike vazhdojnë të mbizotërojnë tregun në të gjitha produktet që sot i hasim në tregun tonë!


Bile supozohej në vitin 2018 se, për kokë banori në Kosovë ka 16 palë këpucë!

1.8ml x 16 = 28 mil këpucë.


S’po më kujtohet autori, vetëm së një thënie interesant dukej në një parullë të një proteste!

NUK JEMI TË VARFËR, JEMI TË VJEDHUR!


Pagesa e taksave n’a jep të drejtën për mbrojtje na porosiste wayne, pra qytetar të nderuar dhe atdhedashës mos ndalo sw paguari taksat?

Ne përgjithësi, arti i qeverisjes konsiston ne mbledhjen e aq parave nga një klase të mesme dhe të varfër, sa te mund te kënaqë me to klasën tjetër elitare dhe oligarkë (Voltaire).

____
ESH
____________
publikime.com
_________________
Pictures: Koha ditore

By Emrush