Në shtetet që kanë karakter të fortë patriotizmin, dhe përkushtimin si tërësi ndaj atdheut, tentim shmangia ose edhe arritja e qëllimit duke mos zgjedhur mjete për të shpëtuar dhe mbrojtur atdheun nga tkurrja e saj territoriale, e di që ish shpërblyer, dhe përkrahur skajshmërisht nga i madh e i vogël.
Madje, ishte dekoruar me medaljen më të lartë të nderit dhe patriotit nga shteti dhe republika që ai e përfaqëson!
1. Megjithëqë që Kosova humbi territor më Maqedoninë mbi 2500 hektarë tokë, dhe ku banorët që ishin qytetarë të Kosovës, sot e asaj ditë janë mbetur pa dokumente, pra nuk i njeh si banor as Kosova e Maqedonia.
Por fatkeqësia është se ata janë shqiptarë, e nuk janë maqedonas.
2. Lagjja e Zahirajve një pjesë e mirë e territorit të Kosovës me mbi 500 metra thellësi e me përafërsi 250-300 hektar tokë në dëm të republikës së Kosovës janë vënë në administrim të Serbisë.
Edhe këtu fatkeqësia është se banorët e kësaj treve, as nuk mund të pajisën me dokumente të Serbisë e as më të Kosovës.
Lagjja e Zahirajve gjendet në trekëndëshin Maqedoni-Serbi-Kosovë
3. Humbja e territorit në favor të Malit të Zi në më shumë se 8 mijë hektar, sado që përpjekja ishte titanike sërish nuk u arrit të mbrohet asgjë.
Sërish NE humbës…
Bile këtu ishte premtuar se nëse kalon demarkacioni, rrjedhimisht i dhurohen Malit të Zi tokë, qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm.
Demarkacioni kaloi, Kosova humbi territor, dhe vizat nuk u hoqën.
4. Të gjithë e kanë pranuar se Asociacioni i komunave serbe është kancer për Kosovën, dhe se do të jetë pikënisja e zhbërjes së shtetësisë sonë, megjithëqë gjykata e kishte stagnuar për një kohë, kjo temë sërish është kthyer në tavolinën e bisedimeve Kosovë-Serbi. Dhe Kosova veç nëse nuk ulet fare për bisedime me Serbinë, se si duket nënshkrimet që janë verë në dokumentin e 2012-ës, qare s’kanë pa u zbatuar!
Edhe këtu kishte protestat për të, përdorim të mjeteve “jo demokratike” të protestuesve, por më kotë.
Ajo do të fillon të behët, nëse ndoshta nuk është duke ndodhur tashmë…
Rasti i veriut të Kosovës, Manastirit të Deçanit, patriarkanës së Pejës, Brezovicës etj.
5. Gjykata speciale dhe kundërshtimi i saj më të gjitha mjetet e mundshme, sërish ajo arriti të bëhej.
Një gjykatë plotësisht e një anshme, dhe duke mbledhur shqiptarët një nga një mëton të vëjë drejtësi të paqenë, dhe plotësisht në dëm të shqiptarëve. Kjo gjykatë është miratuar dhe funksionalizuar nga shqiptarët me një shumicë votash të ligjvënësve në kuvendin e Kosovës.
Edhe pse shqiptarët nuk shkuan në Serbi të luftonin, e që kishin sulmuar qytetet serbe në brendësi të Serbisë, e as që ishin marrë me civil serb gjatë luftës, ata prapë se prapë po gjykohen për luftën e tyre në mbrojtje të atdheut dhe të familjes së tyre në shtëpitë e tyre.
Përmes kësaj gjykate synohet të diciplinohet Republika jonë, ku si e tillë pastaj nuk do të mund të kundërshton shumë.
Shqiptarët janë llogaritur dhe do të llogaritën vetëm si palë nënshkruese, e jo palë negociuese.
6. Veriu i Kosovës, ku autoritet tona shtetërore nuk kanë mundur të shtrihen, dhe për rrjedhojë me hy në atë pjesë andej, po mendojke njeri që ke hy në Serbi (mbi shkrimet në gjuhen serbe, shënjimet në gjuhen serbe, flamurët serb, vetura me targa të Serbisë, e pa targa plotë), asgjë e Kosovës andej nuk shihet.
As era Kosovë s’po i vijke andej, se leje më me parë ndonjë element që identifikon shtetësinë tonë.
7. Tani më pritet demarkimi me Serbinë, kush e din si janë përgatitur gjërat deri në ditët e sotshme, një gjë po duket në horizont që frika nga luftëra të vazhdueshme shqiptarët asnjëherë nuk do të lëshon.
8. Forcat serbe futen në një qytetëz të Kosovës dhe askush nuk mund të bëjë asgjë. Karaqeva është një territor që për momentin nuk duket e askujt, mirëpo është e sigurt që autoritet tona nuk mund ta shtrijnë prezencën e tyre atje.
9….
Pas tërë kësaj, njerëzit dënohen vetëm pse kundërshtuan këto pika që janë më lartë.
Lufta për këtë vend gjithnjë ka qenë e vështirë, dhe mos mirënjohëse!
Mjafton të shikon dhe lexon njeriu kronologjinë e ngjarjeve historike të shqiptarëve nëpër kohëra të ndryshme deri në ditët e sotshme.
Kishte thanë Abbey: Një patriot duhet të jetë gjithmonë i gatshëm për ta mbrojtur atdheun nga qeveria e tij”.
Patrioti nuk lufton dhe mbron parti e ideologji, ai lufton dhe mbron atdheun!
Loja duhet të luhet fer!
____
ESH
____________
Publikime.com