• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Qetësia para stuhisë!

ByEmrush

Jan 21, 2021

Në kohërat e sundimit të mbretërive (se sot qeveritë po kryejnë punë), pallati mbretërorë kishte oborrtarët e vet.

Mbreti kur dëshironte të dinte disponimin e popullit se çfarë mendojnë për Mbretin dhe pallatin Mbretëror, i dërgonte nëpër lagje dhe kafene oborrtarët e maskuar për të dëgjuar dhe parë nga afër mendimet e njerëzve për mbretin.

Herën e parë i thirri 3 oborrtarë në rezidencën e tij dhe ju kërkoi:

Dilni, shpërndahuni dhe kontakti informatorët e mbretit dhe kshyrni si është disponimi i njerëzve për mbretin.

Oborrtarët, dolën nga mëngjesi gjer në mbrëmje duke prekur të gjitha pikat e qytetit pothuajse.

Hyrën në kafene, shkuan në treg, dolën në rrugë, kalonin nëpër lagje të ndryshme, dhe në mbrëmje u kthyen në rezidencë me i raportuar mbretit!

Lartëmadhnia juaj: populli është i revoltuar, ata flasin gjëra të pahijshme për mbretin tonë. Përgojojnë dhe çka është një e keqe e flasin për pallatin mbretërorë!
Mirë është u përgjigj Mbreti dhe u kthye te suita e tij….

Oborrtarët, shërbyesit e pallatit mbretëror mbetën të habitur!!!

Pas një kohë të gjatë sërish Mbreti dëshiron të dijë disponimin dhe opinionin e popullit, dhe thirri sërish oborrtarët e tij në rezidencë:

Dilni, shpërndahuni dhe kontakti informatorët e mbretit dhe kshyrni si është disponimi i njerëzve për mbretin.

Oborrtarët, dolën nga mëngjesi gjer në mbrëmje duke prekur të gjitha pikat e qytetit pothuajse.

Hyrën në kafene, shkuan në treg, dolën në rrugë, kalonin nëpër lagje të ndryshme, dhe në mbrëmje u kthyen në rezidencë me i raportuar mbretit!

Lartëmadhnia juaj: Populli është i revoltuar. Ata fyejnë, etiketojnë, bërtasin dhe shajnë si është më së keqi Mbretin tonë, thjeshtë janë shumë të pakënaqur:

Mirë është u përgjigj Mbreti dhe u kthye te suita e tij…

Oborrtarët, shërbyesit e pallatit mbretëror mbetën të habitur!!!

Kaluan një kohë bukur e gjatë dhe Mbreti sërish thirri oborrtarët që të dilnin në popull dhe të shohin disponimin e tyre si është ndaj Mbretit dhe pallatit Mbretëror.

Dilni, shpërndahuni dhe kontakti informatorët e mbretit dhe kshyrni si eshtë disponimi i njerëzve për mbretin.

Oborrtarët, dolën nga mëngjesi gjer në mbrëmje duke prekur të gjitha pikat e qytetit pothuajse.

Hyrën në kafene, shkuan në treg, dolën në rrugë, kalonin nëpër lagje të ndryshme, dhe në mbremjë u kthyen në rezidencë me i raportuar mbretit!

Lartëmadhnia juaj: Populli nuk po flet më për Mbretin, nuk po fyen, dhe për rrjedhojë mbretëron një heshtje e madhe, të gjithë heshtin.

Eh tash nuk është puna mirë pëshpëriti Mbreti duke ju dridh zani!

Faza e parë: përgojime, llafe të shumta gjithandej!

Faza e dytë: fyerje, etiketime, sharje linçime!
Faza e tretë: Heshtje…

Kosova si duket është futur në fazën e trëte të disponimit qytetar dhe popullor!


Gjithë është një farë qetësie para stuhisë!

____

ESH
____________

publikime.com

By Emrush