• Sun. Nov 24th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Zgjedhje apo referendum

ByEmrush

Jan 18, 2021

Pra!

Zgjedhjet e 14 shkurtit po dalin të jenë më shumë se sa zgjedhje normale që janë zhvilluar deri tash.
Ato po marrin një konotacion dhe dimension tjetër përveç atij kombëtarë.

Këto zgjedhje si duket kanë filluar të shkundin pluhurin 20 vjeçar të qeverisjes rutinë, ku në të shumtën e rasteve ishte pothuajse si me rotacion, hip njëri, zbrit tjetri, zbrit njëri, hip tjetri.

Zgjedhjet do të japin një përfundim zyrtar duke përfshirë shumë dimensione:

1. Zgjedhjet do të mbahen për parlament.

2. Zgjedhjet do të mbahen për qeverinë.

3. Zgjedhjet do të mbahen për kryeministrin.

4. Zgjedhjet do të mbahen për presidentin.

5. Zgjedhjet do të kenë impakt edhe në zgjedhjet lokale/komunale

6. Zgjedhjet do të mbahen për vendin e dytë e të tretë.

Atëherë del të jetë që nuk janë vetëm zgjedhje, ku ne do të shkojmë të nënshkruajmë një letër dhe të fusim në kutinë plastike!

Zgjedhjet e 14 shkurtit dalin të jenë më shumë si një REFERENDUM, se garë zgjedhore në mes subjektesh të caktuara!

Një referendum që njerëzit shpresojnë se do të prehet peri qeverisës i deritashëm, dhe do të fillon një epokë e re, më njerëz të ri.

Mbesim me shpresë!

14 shkurt, kurrë skam dyshuar dhe gjithmonë kam pasur besim se vërtetë është një ditë ku njerëzit dhurojnë dashuri.

Dashuri, votë, ndëshkim, ndërrim!

Ja vlen të shpresosh!

____
ESH
_____________

publikime.com

By Emrush