• Sun. Nov 24th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Porosia e vaksinave dhe institucionet shtetërore

ByEmrush

Jan 18, 2021

Shteti me tëre arsenalin e vet politik e ekonomik, ushtarak e social, juridik e funksional me një orientim properëndimor, e me një funksionalitet normal po jep shenjat e përuljes.

Shteti me përfaqësuesit e saj më të lartë shtetëror, kryetar, kryeministër, ministër, përfaqësues të lartë shëndetësor po duhet me u ul dhe më bë marrëveshje me një biznes privat për blerjen e vaksinave!

E jo vetëm me bisedua, por thjeshtë me ju lutur, me ju ra në gjunjë!

Verbal:

Amani ju koftë Pfizer – BioNTech dhe Moderna, a kishit mundur të na siguroni kaq e kaq vaksina anticovid?

Pfizer-BioNTech and Moderna nga sektori privat i prodhimit të vaksinave në përgjigjen ndaj kërkesave së shteteve për vaksinën anticovid:

“Po, patjetër në do të ju pajisim me vaksina anticovid, jo sa keni kërkuar ju, por sa e shohin të arsyeshme përfaqësuesit te kompanisë sonë. Edhe këtë pjesa e parë e porosisë do të vjen pas 3-maujve, kurse pjesa e dytë e porosisë pas një viti ose dy, shohim rrjedhat e tregut”.

Well.

Shtetet duke e lutur një biznes, një kompani private të prodhimit të vaksinave!

Kjo kur ndodh dhe po shohim negociatat në mes shteteve dhe kompanisë private të prodhimit të vaksinave në Evropë dhe shtetet perëndimore nuk është për tu çuditur, sepse ata e dinë dhe vlerësojnë sektorin privat, ku për rrjedhojë e dinë edhe ndërtimin e përbashkët të shtetit në mes sektorit publik dhe atij privat.

E te ne?

Hajt more se këta janë privat!
Atyre në mujshim më ju marr najsen mirë është. Ata i ti shohim vetëm si mbushje për arkën e shtetit. Të përdoret aparati shtetëror dhe të ndëshkoj afaristët e sinqertë që nuk janë në vijë politike me subjektin e caktuar.
E rëndësishme është pagesa e punëtorëve nga sektori publik, të ju mundësohet atyre të ardhura shtesë duke ju paguar komisionet e ndryshme, rrugëtimet e anëtarëve të institucionet, kompensimet për orët shtesë, e kështu me radhë!

E kah me i marrë këto para për pagesa dhe mbajtjen e punëtoreve në institucionet publike se???

Who know!

Atëherë….

Në ekonominë e lirë të një shteti, sektori privat është ai që prinë në aspektin e rritjes ekonomike dhe rritjes së mirëqenies sociale të qytetarëve.

Pronësia private e burimeve, tregjet financiare të suksesshme, liria për të marrë pjesë në biznes janë pjesë përbërëse e individit, e jo e shtetit.

Individët janë të lirë të fitojnë, të konsumojnë ose të prodhojnë sa më shumë ose aq pak sa kërkojnë nevojat e tyre.

Shteti do ti vëzhgon duke ju rregulluar infrastrukturën ligjore që duke përshtatur interesat e kompanive për nevojat e shtetit, ku shpërndarja, shkëmbimi dhe furnizimi i mallrave behët për interesa të një sektori të caktuar, përfitimet do të jenë galopante.

Pra ekonomia e lirë…..

Nejse, nejse!

Njëherë tjetër më gjerësisht mbi karakteristikat kryesore të një tregu të lirë!  


____
ESH

____________
publikime.com

By Emrush