• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Demokracia e lënduar Amerikane

ByEmrush

Jan 7, 2021
WASHINGTON, DC - JANUARY 06: Protesters interact with Capitol Police inside the U.S. Capitol Building on January 06, 2021 in Washington, DC. Congress held a joint session today to ratify President-elect Joe Biden's 306-232 Electoral College win over President Donald Trump. A group of Republican senators said they would reject the Electoral College votes of several states unless Congress appointed a commission to audit the election results. (Photo by Win McNamee/Getty Images)

Tempulli i demokracisë dhe mbrojtësi i vlerave të tyre sot po kalon një etapë të vështirë, duke i lënduar ndjenjat e çdo njeriu në botë që kishte sytë kah ShBA-të.

E kjo posaçërisht është lënduese dhe tejet përjetohet me ndjenjë tek popujt e vegjël, që dritën e lirisë së tyre e kishin parë përmes të lavdishmes Amerikë.

Trump, do të mbahet mend që erdhi në pushtet përmes ndihmës së armiqve, qëndroi në pushtet duke prishur çdo raport me aleatët që Amerikan në botë, dhe në vigjilje të largimit të tij, ai po dëmton institucionet e vendit duke i ikur si një qyqar.

Është mbresëlënëse qëndrimi stoik i autoriteteve të Kosovës në momentin e humbjes së kontrollit të gardës së këtyre që sot po e dëmtojnë Amerikën dhe demokracinë e saj.
Kjo po tregon që në politikë të gjitha duhen, përveç që nuk duhet me bërë “hop” pa e hedhur hapin.

Gjithë kanë thënë, kush qesh i fundit, qesh më së ëmbli.

Ik, ik se asgjë s’na kanë bërë këta tanët, çka po na bën ti?!

Donald Trump must removed from office before his term ends on Jan. 20.

____
ESH

____________
publikime.com

By Emrush