• Sat. Nov 23rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Shoqëria Kosovare, shoqëri patriarkale absolute

ByEmrush

Jan 5, 2021

“Burrat nën hije, lozin, Kuvendojnë, pika që su bie, se nga gratë rrojnë. Gruaja për burrë
digjetë në diell, punon e s’rri kurrë, as ditën e diel.

Ishin mbledh burrat nëpër studiot televizive dhe i sillnin një femrës në të katër anët.

Goditnin majtas e djathtas, lartë e poshtë mbi synimet e një vizionistes që pretendohet të sjell një shoqëri kur gjinitë do të ndajnë barazinë, në një vend ku assesi të ngulitet në kokën e tyre që femra nuk shikohet vetëm me syrin seksist.

S’mund ta kuptojmë! – sërish e sërish pyesim?

Cili është element kryesor i fajësisë, i vënë si argument në tavolinën ku kuvendojnë burrat, cila është akuza?

Është premtimi i bërë elektoral,  duke mos pasur mundësinë e realizimit të atyre premtimeve, për shkakun e pafuqisë politike, juridike dhe institucionale.

Njëfarë kalaje e nëndheshme, ku të tjerët ishin fotografuar dikur moti, kurse fajin duhet hedhur mbi të tjerët.

Ç ‘argument mund të jetë një akuzë për premtime të tilla?

Po, po. meqë njerëzit për një fjalë goje të thënë, hidhen në zjarr, madje i bëhen gjyqe publike, vetëm së mungoi dërgimi në burg nga studiot televizive.

Pse të mos bëhen këto?

Pse cila është shoqëria që ne kemi ndërtuar?

Lirinë e fituar me ndihmën e një femre që ishte pjesëmarrëse e madhe e të gjitha proceseve,  e shpërblyer me respekt ndaj saj, vetëm atëherë kur na detyrojnë të huajt.

Imagjinoje.

Të fitosh respektin dhe barazinë, duhet vetëm detyrimi.

Me këtë sikur donin të thonin: “njerëzit duhet të flaken në burg për shkak të “deliktit verbal”, për premtimet e dhëna! 

Analiste, partiak, deputet, injorant, mashtrues, debatues në vend që të përdornin kuotën prej 30% për qind të prezencës së femrës kudo dhe kahdo nëpër institucione, studio, akademi, televizione, radio, shkolla, universitete, struktura të subjekteve, kompani private etj.

Por ata le që nuk e realizojnë ketë, por edhe kundërvihen me akuza dhe përgojime edhe atëherë kur nuk e kanë përball personazhin

Çfarë individë munden të jenë këta?

Për të zbatuar respektin ndaj femrës neve duhet vetëm detyrimi. Detyrim që me kohë Evropianët na kanë ditur formën e ndërtimit të shoqërisë sonë.

Me kotë ne mbahemi evropian, intelektual, bashkëkohor e njohës të rrethanave botërore demokratike në fund barazinë gjinore e bëjmë hiq gjë.

Normalisht në një vend që kur flitet për individin apo kur etiketohet personazhi, ai duhet të jetë aty.

Kjo lë që nuk bëhet, lë që nuk kanë forcën e përballjes me to, këta kanë GUXIM që ta diskreditojnë secilën pjesë të vlefshme të kësaj shoqërie.

Lexoj (shikoj) deklarata nga disa patriot, gazetar, shkrimtar, poet e budallë, vuajtjet e tyre për komb janë pandarë, kur të folsh me ta të duket vetja shka (Minatori).

Si të dalin nga studiot, drejt e në telefon!

Cingërrrrrrrr…..
“Allo, grua a ka najsen me hangër”?

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush