Në kulmin e varfërisë ekstreme që ka kapluar qytetarët e Kosovës, e në pikën e vlimit të humbjes së shpresës për jetuar në ketë vend, paraqiten për publikun pagat e atyre që paguhen nga taksapaguesit, e që janë marramendëse!
Absolutisht nuk e dinë njeri nëse jemi duke jetuar në Zvicër apo jo? Sepse disa shtete si Gjermania, Franca, Austria i kanë lëne mbrapa shumë.
Pagat mujore në Kosovë, mos u habisni në Kosovë është fjala shkon më e larta deri në 4819 edhe atë pagë bazë thuhet!
Sepse kjo pastaj varion me rritje duke u inkuadruar nëpër komisione, udhëtime, trajnime, seminare etj.
Pagat vazhdojnë pastaj nga 3866 euro, 2655 euro, 2150 euro, 1976 euro….
Kurse përfundon me 1560 euro si pagë bazë, kjo mund të kalon nga 1560 më një rritje prej 25-30% më të lartë.
Sipas publikimeve pagat bazë mund të kenë një rritje nga 25-30% të pagës bazë, varësisht nga angazhimet shtesë, dhe varësisht nga puna apo detyra që merr nga institucioni përkatës ku zhvillon veprimtarinë e tij.
Në Kosovë sipas statistikave 29.7 për qind e popullsisë jetojnë nën kufirin e varfërisë që i bien jetojnë në më pak së 2.2 dollar në ditë.
Kurse 10.2 për qind jetojnë në varfëri ekstreme, që ekzistenca e tyre sigurohet përmes skemave sociale, ose ndihmave humanitare!
4819×30%=1445.7+4819=6264.7 Euro për muaj.
6264.7×12=75176.4 për vit të ardhura.
Nëse këtë e përpjesëtojmë me dy anëtarë të familjes, në këtë rast burrë dhe grua kemi:
6264.7×2=12529.4 për muaj një çift bashkëshortor.
75176.4×2=150352.8 euro për vit një çift bashkëshortor.
A po e kuptoni tash kush përfiton nga 10% i Trust-it? (shiheni llogarinë me 10% të shumës 150352.8 euro)
A po ju kujtohet 170 euro ndihma nga rimëkëmbja ekonomike?
Ajo është paga bazë për pjesën tjetër të qytetarëve!!!
Unë biri yt Kosovë.
____
ESH
____________
Publikime.com