• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Virtytet vitale të njeriut

ByEmrush

Dec 17, 2020

Vetëvlerësimi, mirënjohja dhe shpresa!

Të thuash që po votoj sepse është një e drejtë elementare demokratike nuk mjafton.

Të kompensohesh për votën tuaj, të familjes dhe rrethit tuaj nuk është fare etike, dhe plotësisht është në kundërshtim me të drejtën demokratike.

Njerëzit nuk janë kah e dinë fuqinë e votës.

Njerëzit nuk e kanë idenë që me dorën e tyre në rrumbullakimin e fletës së votës, kanë zgjedh të ardhmen e ndritshme, ose vuajtjen e tyre të përhershme!

Aty vendos ti vet për pjesën e ardhshme të jetës suaj, familjes suaj, rrethit tuaj dhe të ardhmes së vendit tuaj.

Karriera dhe pesha e një udhëheqësi, politikani e lideri qëndron në peshoren tuaj!

Një lëvizje e jote e mençur hedh në të kaluarën secilën do veprimtari të liderit tuaj që ka përdor autoritetin për të arritur atje lartë.

Kjo është mundësuar falë gatishmërisë tënde, dhe plotësisht kjo ka kaluar përmes teje.

E pastaj veprimtarinë e tyre “patriotike” ata e vazhdojnë duke keqpërdor të mirat e shtetit në pasurimin personal, pa dyshim krejtësisht në dëm tëndin.

Prandaj njerëzit inteligjent që mendojnë të ardhmen e tyre, fëmijëve dhe familjes se tij nuk ankohen!

o Nuk ngatërrohen në premtimet dhe dramat e të tjerëve.

o Nuk ankohen, por përballen me vendimet e veta.

o Nuk thonë gjithmonë po. Por përdorin edhe jo kur është nevoja.

o Ata nuk mbështesin të ardhmen e tyre tek të tjerët.

o Inteligjentet dhe njerëzit e mençur nuk angazhohen në biseda negative për veten e tij.

o Nuk harrojnë të shkuarën, e mendojnë për të ardhmen.

o Janë këmbëngulës në kërkesat e tyre, nuk mundesh ti anashkalosh lehtë.

Inteligjentët kujtojnë njohuritë e të së kaluarës, jetojnë me vendimet e të tashmes dhe presin frytet e së ardhmes.

Njerëzit me inteligjencë intelektuale, emocionale e me karakter të fortë kanë fuqinë për të informuar të tashmen e tyre – pa zvogëluar aftësinë e tyre për të përparuar ose për të shfrytëzuar tre nga emocionet më vitale nga të gjithë: vetëvlerësimin, mirënjohjen dhe shpresën.

Atëherë, mendoje mirë momentin e rrumbullakimit të katrorit në fletën e votimit.

Vlerësoje veten sepse fuqia juaj është në mendjen dhe në dorën tënde.

Ju ndoshta e urreni një udhëheqës autoritativ të mbingarkuar nga pushteti, por dije ama që e gjithë ajo fuqi dhe pasuri i ka ardh nga dora dhe vota jote!

____

ESH

________________

publikime.com

By Emrush