Është për tu habitur fakti se si janë njerëzit në gjendje të rrotullohen për 360 gradë brenda nja afati kohor shumë të shkurtër.
Çfarë disponimi dhe aftësie kanë shqiptarët, është interesant, mënyrë që ndoshta duhet studiuar!
Këtu ambiciet janë pa fre e pa kufi. Këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha, thoshte Noli.
Sytë ti qesin analistë e opinionist, gazetar e shkrimtarë, jurist e ekonomist, figura publike që vetën e quajnë vip, karrierist e politikan, sociolog e pedagog. Asnjëherë nuk rreshtin duke fyer e etiketuar me lloj lloj epitetesh subjektet e caktuara dhe liderët e tyre duke ju verë pasthirrma të llojllojshme e në fund kthehet përkrah tij dhe përkrah idetë e tij.
Njërin e përqesh, tjetrin e ironizon!
Njërit i bën reklamën, tjetrit i bën gropën. Njëherë e lavdëron për burrë të mirë, të vendosur e atdhetar trrap humbet, automatikisht e kthen timonin anën e kundërt, pa dhënë shenjë hiç!
Tjetrin fyej e etiketo, fol e bërtit kundër tij, trrap fitorja.
Ah man, urime urime, plotësisht e merituar!
Nuk din njeri këtu cila është logjika!
1.e servilit.
2. e frikës.
3. e skllavit.
4. e interesit.
Nganjëherë mendoj që ndjekja e rrugës së realitetit dhe të vërtetës kurrë asnjëherë nuk të bien në situata të këtilla!
Siç kishte thanë zt.Shkreli “Sikur të takoheshim me vetveten sy me sy, do të putheshim apo kishim apo kishim për t’u pështy”.
E te ne po dihet kjo tashmë!
____
ESH
_____________
publikime.com