• Sat. Nov 23rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Superfuqia e vetme në botë

ByEmrush

Nov 25, 2020
Statue of Liberty on the background of flag usa, sunrise and fireworks

Për skeptikët e njëkohësisht entuziastët që po i gëzohen rënies së perandorisë Amerikane.
Mund të ju themi se rënia e tyre nuk bëhet aq lehtë, dhe për faktin se disa analistë merren qe nja 5-6 vite me zhvillimet në botë e theks të veçantë në US.

Disa të dhëna, dhe të pathëna mbi dhe për fuqinë apo perandorinë Amerikane që si e vetmja po mbron demokracitë dhe liritë njerëzore nëpër botë!

  • Institucioni shtetëror (përveç agjencioneve të sigurisë dhe rendit) i vetëm në botë që punon 24 orë, Departamenti Amerikan i Shtetit.
  • Departamenti Amerikan i Shtetit ka 52 miliardë dollar buxhet.
  • Mbi 70.000 mije të punësuar në mënyra të ndryshme janë pjesë e DASH.
  • USA Army ka më shumë ushtarë jashtë territorit Amerikan, se brenda saj.
  • Mbi 800 baza ushtarake llogaritet që ka jashtë kufijve amerikan, të pranishme në më shumë se 75 vende të botës.
  • Presidenti është organi i 17-të me radhë për vendimmarrje.
  • Më shumë se 160000 mijë ushtarë amerikan me pranin e tyre jetojnë përreth botës.
  • Qeveria Amerikan ndan më shumë se 4 miliardë US dollar për Izraelin.
    Kjo i bien 11 milion për një ditë shkojnë për shtetin Izraelit .
  • Mbi 580 luftanije duke përfshirë edhe flotën detare, janë të stacionuara nëpër pjesë të ndryshme të ujërave botërore (jashtë kufijve Amerikan).

Me një gjurmim të vogël në google search takohesh me shënimet mbi superfuqinë e vetme në botë.

Atëherë për memorien e juaj, kjo perandori vështirë se do të bjerë ndonjëherë, por esenca është se popujt dhe njerëzit e botës sa më herët që të kuptojnë dhe dinë ketë aq më mirë do të jetë për të ardhmen e tyre.

Shqiptarët dhe fati i tyre i madh, ishte dhe do të jetë si kurrë më parë që jetojnë nën miqësinë e kësaj perandorie, duke mos ju bërë servilizëm, por duke treguar miqësinë e përhershme në mes popullit amerikan dhe atij shqiptarë.

Long life uncle

____

ESH
____________
publikime.com
|PS. Sa me dëshirë kishim shkruar edhe për vendin tonë këso të dhënash!|

By Emrush