• Sat. Nov 23rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Të pabërat dhe mundësia e bërjes (Ish)…

ByEmrush

Nov 24, 2020

Është interesant fakti se:

Ish kryetar, ish deputet, ish nënkryetar, ish ministra, ish zëvendës ministra, ish këshilltar ministrash, ish drejtor, ish shefa të kabineteve, ish polic, ish ushtar, ish sekretar, ish drejtor klinikash e spitalesh, ish këshilltar të lartë të shtetit, ish ambasador, ish gjyqtar, ish prokuror, ish profesor e ish e isha plotë e përplot ne vend.

Sot këta dalin dhe ankohen për dështimin e shtetit tonë dhe mos zhvillimin e tij pothuajse në asnjë pore të jetës.

Këta ose janë naiv e injorant ose mendojnë që ne jemi aq të huptë sa që kemi harru që ata kanë qenë të thirrur në bazë të ligjit dhe kushtetutës të rregullojnë jetën tonë, dhe të rrisin standardin tonë jetësor.

Pra, detyra e tyre ka qenë publike ku janë paguar për disa vite me radhë nga taksapaguesit e kësaj republike për të punuar në të mirën e këtij qytetari, për t’ia bërë jetesën të mirë dhe të qetë. E jo duke e vështirësuar atë deri në atë masë saqë kanë bërë që në ketë vend të mos jetohet, dhe kur në pleqëri njerëzit duhet të mendojnë se si të ikin nga vendi i lindjes.

Një vend ku do të kishte siguri , ku do të kishte punë, ku do të kishte lëvizje të lirë, ku do të kishte sigurim shëndetësor, ku do te kishte barazi ne konkurse dhe arritjen e një vendi të punës. Një vend ku trajtimi do të ishte i barabartë në vend të punës, në qasjen në të drejtën elementare për jetesë etj.

Asnjë nga këto nuk i kanë bërë!

Asnjë shërbim nuk i ka kthyer qytetarit, atij që i ka marr taksën dhe kanë shpenzuar për të mirat individuale dhe në të mirën e familjes dhe rrethit të tij.

Sa kanë qenë në pozitë dhe pushtet nuk i kanë parë vuajtjet dhe nevojat e qytetarëve, nuk i kanë dëgjuar thirrjet e të sëmurëve, atyre që ju bëhej padrejtësi, atyre që iknin nga vendi, atyre që dënoheshin e ndëshkoheshin nga institucionet që ai drejtonte.

Dhe trrak humbën pozitat, humbën ndikimin shtetëror dhe institucional!
Me pozitën i humbi edhe fuqia politike dhe institucionale. Humbi edhe reputacionin dhe shoqërinë, sepse shumica që e kishin respektuar, e kishin bërë ketë nga frika e hakmarrjes së tyre duke shfrytëzuar institucionet për favorizim të njërës palë, në dëmë të tjetrës siç ka ndodh rëndom për tërë këto vite të qeverisjeve që nga 99-ta.

Atyre ju thyen shkallet dhe ranë në gropën që kishin ndërtuar vet ndër vite vetëtiu!

Atëherë, pas u rrëzuan dhe ranë nga piedestalja ku njerëzit dhe qytetarët e rëndomtë i shihnin nga lartë. Pasi ranë dhe ecnin përtokë, i hapën sytë dhe po i shohin qytetarët dhe nevojat e tyre reale.

Sot këta njerëz, demagog të llojit të vet i shohim gjithandej dhe janë bërë: shkrimtar, afarist, politolog, analist, konsulentë, kritikues e opinionist, doktor e akademik duke u orvatur të ndërrojnë kahjen dhe të kaluarën e tyre.


Këta nuk e kanë asnjë të drejtë morale etike e ligjore të ankohen në cilën do pjesë të institucioneve të këtij gjysmë shteti.
Shtetin e sollën buzë greminës, buzë shkatërrimit, e sollën aty ku është bërë objekt shitjeje në tavolinën e bisedimeve. Ka institucionet më të brishta që mezi qëndrojnë në këmbët e veta, e që funksionojnë falë pranisë së ndërkombëtare në vend!

Ka ra sistemi i vlerave, dhe ka humb besimi në institucionet e vendit, ku më mirë dhe më e lehtë është zgjidhja e ikjes dhe migrimit nga vendi, se sa ballafaqimi më realitetin.
Bizneset shumica e tyre nuk arrijnë të mbijetojnë, e nëse ndonjë nga këto vazhdon punën, ai e vazhdon në bazë të kredive e borgjeve të huazuara për kapërcimin e kësaj gjendje, që nuk i duket fundi.

Në këtë shtet sot edhe gjeni me të fal zoti i lum, s’ke me mundur të depërtosh hiç askund, po s’ke lidhjen politike. Dhe jo vetëm, por po ashtu duhet të jesh një servil politik ose të kishe qenë më herët, dhe që mund po ashtu të nënshtrohesh lehtë dhe papërtes!


Kjo ka ardhë krejtësisht si pasojë e këtyre (ish-ave) që kanë mbajtur dhe qeverisur me institucionet më të larta të shtetit, e sot ankohen prej ish vendeve të tyre të punës!

Çfarë absurdi, ëoë!


Qeverisje me politika të këqija të cilat i kanë mbyll të gjitha rrugët për një jetesë normale në ketë vend.

Qeverisje me politika absurde të cilat i kanë rrënua të gjitha konceptet civilizuese dhe qytetëruese.

Vetëm vëri një palë syza (pas patur nevojë), dhe ja, u bëre intelektual, shkrimtar, analist, doktor dhe akademik!

Mbaji mend shkallët nëpër të cilat ngjitesh, sepse atyre shkallëve ke për të zbritur, e porosiste e ëma Kenedin!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush