• Sun. Nov 24th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Ekonomia dhe forcimi i shtetit

ByEmrush

Nov 13, 2020

“Mos pandehni se me trimëri mund të bëjmë ndonjë punë të madhe. Trimëria e shqiptarëve nuk e shpëtoi dot as Nishin, as Vrajën, as Leskovecën që i rrëmbeu Serbia. Trimëria shqiptare nuk e shpëtoi as Tivarin e Ulqinin që i gllabëroi Mali i Zi. Trimëria shqiptare nuk shpëtoi as Çamërinë që e mori Greqia.

Shqiptarit aq sa i duhet buka, i duhet DITURIA dhe NACIONALIZMI.
Për të rrojtur si komb, duhet të luftojmë për t’u bëre e për tu njohur si komb (Mid’hat Frashëri 1913).”

Atëherë.

Shqiptarëve më shumë se kurrë i duhet mençuria, dituria dhe nacionalizmi më i theksuar karshi vendit. Edhe me luftën e fundit në u tkurrëm edhe më shumë, kufiri me Maqedoninë, Malin e Zi, Veriu i Kosovës dhe enklavat serbe.

Shqiptarët duhet të ndalin hovin patriotik që ju zgjat 3 ditë.

Nuk mbrohet vatani me pushka gjuetie, fishekë të leprave, e as me armë automatike!

Shteti i fortë duhet ti tregoj dhembët, të ndaloj keqpërdorimet e parasë publike, të konfiskoj përfitimet e bëra në mënyrë të paligjshme, dhe tërësisht këto ti investoj në Ekonomi dhe USHTRI.
Nëse ne do të bëheshim një shtet me ushtri të fortë, edhe trajtimin do ta kishim ndryshe.

Ekonomia, ekonomia, ekonomia!

Ekonominë e përkthejmë në para.
Pa para s’ka ushtri, s’ka polici, s’ka siguri, s’ka shtet.

____
ESH
____________
publikuar.com

By Emrush