• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Përvetësimi profesional

ByEmrush

Oct 24, 2020

Tregonte daja Murat një ngjarje mbi kontabilistët e rijnë të viteve të 70-80 – ta, duke veçuar një ngjarje mbi një tregtar që kishte angazhuar një për kohë të shkurtër ti mbante shënimet, dhe to shikonte të hyrat dhe shpenzimet në dygajën e asaj kohe!

Kishte sjellë do fasule për shitje dhe e kishte porositur atë që parat e shitjes nga fasulja mos me i përzier me pjesën tjetër të produkteve nën arsyetimin se kishte edhe hisenik tjerë në atë.

Ky djali i ri tëre ditën e lume po thuajse kishte arritur ta shiste terë sasinë e fasules, duke u ngazëllyer nga gëzimi se shkolla po i hynte në punë, dhe se një e ardhme e mirë po e pret!
Erdhi pronari dikur kah mbrëmja!
Ky po i tregon tërë rrjedhën e ditës dhe shitjen e arritur në ndërkohë, e sidomos ecjen e mirë të fasules, duke e shitur po thuajse në tërësi atë.

Po ja kalkulon ky shpenzimet nga shitja në mënyrë krejtësisht profesionale: 18 x 0 = 0, 132 minus 80 këto shpenzime, 45 minus kaq shpenzime 0, 12 x 11 = 132, minus shpenzimet e druve, ujit, peshores baras me 0.

Ky pronari u nxeh aq shumë duke dëgjuar dhe vëzhguar djalin tek i tregonte si janë shpenzuar parat e fasules, saqë i nevrikosur bërtiti:

Zero aty, zero këtu, zero atje “po ti q*** zerot e n****”, ku janë parët e fasules?

Ky tregim koincidon shumë më këtë plaçkitjen e fundit të pasurisë sonë të përbashkët!
Jo ishte sulm kibernetik, jo ishte ndërhyrje ne sistem, jo kishte rrjedhje të informacioneve sekrete, kjo është filan kompania që përfitoi, vjedhësit kanë ikur jashtë vendit, mundet të kishin ikur në Turqi, Meksikë, Qipro. Parat u ndanë filan firmave, ky përfitoi, ai përfitoi!

Këto gjëra njerëzve nuk ju interesojnë hey!


Ju ktheni parat në vendin e vet nga ku janë plaçkitur, dhe gjithçka në rregull!
Askush nuk flet për kthimin e parave, por për mundësit e shpenzimit të tyre!

Me i pas 2 milion euro, kush nuk kish ditur të shijojë jetën se, ah!?

_____
ESH

www.publikime.com

By Emrush