Me gjithë vështirësitë që po kalon vendi si pasojë e covid10, shteti ynë vazhdon të mbaj në top prioritet investimet në infrastrukturë të vrazhdë, pra asfalt, parqe, shënjime, meremetim dhe dekorim nëpër qoshe të republikës, ku me shumë e ku më pak!
52% e buxhetit të shtetit vazhdon të gllabërojë Ministria e Infrastrukturës, e cila përveç që e shpenzon paranë e buxhetit të shtetit, investimeve nuk sjell, nuk sjell as siguri, e nuk sjell as shëndetësi, nuk sjell as arsim, e nuk sjell rritje e shpëtim në biznes!
Thjeshtë vazhdojnë pagesat për partnerët e qeverisë, e kurse në anën tjetër bizneset me rrjedha normale po vazhdojnë të shohin pikën zero!
Dhe ditën kur do të prekën atë pikë bizneset nuk është e largët, sepse dora e shtetit s’po i ofrohet sinqerisht dhe e vendosur për të ndjerë humbjen së bashku me ta!
Pastaj është për habitur me këto planifikime kush i bën, apo çfarë përgatitje superiore kanë?
Në vend që në ketë kohë krize, që shumë ekspert po parashohin që edhe 2021 do të kalon me këto vështirësi, për të mos thënë ndoshta edhe më keq, shkojnë dhe mbahen në prioritet Ministria e Infrastrukturës, pagesa për mallra dhe shërbime, subvencione e gjëra të këtilla, kjo s’do koment!
Radhitën Ministria e Financave, Ministria e Zhvillimit Rajonal, e tek dikur me vonë ato të Shëndetësisë dhe Arsimit.
Krejtësisht është jo profesioniste dhe befasuese që Ministria e Mbrojtjes nga ajo që po presim shumë për të bërë gjumin rehat, nuk është në prioritete fare, dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme që është renditur pothuajse përkrah Ministrisë së Punëve të Jashtme, kurse po presim një mbajtje të sigurisë të nivelit Evropian!
Normalisht sikur të ishin përfshirë profesionistët që do të kalkulonin prioritetet, ky grafikon do dukej me këtë radhitje (pa detaje)!
Ministria e Ekonomisë 21%, Ministria Mbrojtjes 19%, Ministria e Shëndetësisë 15%, Ministria e Punëve të Brendshme 15%, Ministria e Arsimit 11%, Mallra, Shërbime, Subvencione 8%, Ministria e Drejtësisë 5%.
Të tjera 6% (infrastrukturë, kulturë, sport, turizëm, zhvillim rajonal, ministri të jashtme, parqe, kanalizime etj.)
Nejse, nejse!
____
ESH
________________