…dhe erdhëm ku erdhëm!
Investuam në dekorime të institucioneve publike, e posaçërisht investuam në spitalet e vendit, nëpër qendrat e mjekësisë familjare!
Ndërruam fasadën, ndërruam ngjyrat e paneleve të jashtme, ndërruam ngjyrat e dhomave të operacioneve, sallave emergjente, korridoreve, ndërruam dritaret, kontraktuam kompani që të mobilojnë dhe të rregullojnë zyrat me inventar modern!
Investuam në oborre, nëpër pllaka dhe shtigje të hapësirës së spitaleve, e qendrave mjekësorë, aty këtu ndonjë aparat, dhe ku u blejshin aparaturat nuk kishte servise që i vënë në funksion, ose ndoshta i prishnin vet për të mos i futur kurrë në shfrytëzim në të mirën e qytetarëve.
Investuam nëpër çdo skutë të mundshme në spitale e ambulanta!
Pooooor!
Por nuk investuam në gjëra që do të mund të shpëtonim jetë të qytetarëve!
Sot shëndetësia jonë ka objektet, ka fasadën, ka inventarin e zyrave , ka pllakat o oborreve, kanë parqet e pemët nëpër hapësirat e gjëlbëruara e të mbuluar me mbeturina!
Sot shëndetësia jonë nuk ka: boca të oksigjenit, nuk ka shtretër për pacientë, nuk ka maska, nuk ka barna, nuk kanë aparate për mbajtjen dhe dhënien e infuzioneve, aparate për analiza nëpër secilin spital, s’kanë ku të bëjnë një CD, mjete sterile, ampula edhe, edhe!!
Ndoshta edhe s’po di me i numërua më shumë, për shkakun që nuk jam i kësaj lëmie, por intenca çfarë mungon nëpër spitale dhe ambulanta është evidente!
O njerëz nuk është fajtor shëndetësia, nuk është fajtori mjeku, infermieri e të tjerët që punojnë në kushte tmerruese, ku në një dhomë duhet me i sistemua të infektuarit dhe të pa infektuarit me covid19.
Këta po përballën me armikun e qytetarëve tash e 7 muaj, 24 orë në 7 ditë të javës!
Respekt dhe përulësi duhet të tregojmë për shëndetësinë, hidhërim dhe përgjegjësi duhet të tregojmë për politikën!
_____
ESH
________________
___________________________________________________________
[Këto tre pikat në fillim shpjegojnë vazhdimin e rrugëtimit tonë deri këtu!]