• Sat. Nov 23rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Injorimi i profesionistëve në Kosovë

ByEmrush

Aug 10, 2020

Kryeneçësia shqiptare, dhe mos pranimi i fajit janë dy tipare që shqiptarëve ju kanë kushtuar që nga kohërat e vjetra, e kjo gjë fatkeqësisht po vazhdon edhe sot!
Bile sot mund të konkludojmë se po vazhdon me intensitet edhe shumë më të shtuar, ku mohimi i fajit dhe teket kanë kapur majat e idiotizmit.

Mungesa e profesionistëve ne vendet kyqe bën që pothuajse asgjë të mos vihet në vendin e duhur, dhe si rrjedhojë e kësaj gjithçka ka një përfundim të gabuar, dhe fatal.
Pseudo profesionistët janë futur gjithkah, janë në akademi, janë në universitet, janë në institucione publike, janë në qeveri, ministri, janë në shkolla, në komuna, ushtri, polici, administratë, inxhinieri, ndërtimtari janë gjithandej plako kishin më thënë ata nga Shqipëria!

Gjysmë intelektual që funksionojnë dhe marrin obligime të mëdhaja që profesionistët e vërtetë frikohen të ju hyjnë atyre projekteve, e këta tipat pa mëndu dy herë futën, dhe në fund rezultatet fatale po thuajse në gjithçka!

Ne sot krenohemi me atë që në fakt do të duhet të turpëroheshim.

Po ndërtojmë një të ardhme shkel e shko, duke anashkaluar profesionistët real  vetëm e vetëm pse nuk i përkasin ndonjë spektri politik!

Nejse, hajt se bëhet mirë!

_____

ESH

By Emrush