• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Transparenca me qytetarë

ByEmrush

Aug 3, 2020

Është interesant që tashmë të gjithë e dinë që ambasadat e huaja po luajnë një rol të madh në qeverisjen dhe zhvillimin e vendit tonë!

Që nga zgjedhjet, përzgjedhjen e subjekteve, humbjen apo fitoren e tyre, zgjedhja e deputetëve, krijimi i parlamentit, vendosjen e udhëheqësve në krye të subjekteve politike, krerë institucionesh, ndarjen e drejtësisë e deri te interpretimi i kushtetutës së Kosovës.

Në disa raste bëhen edhe imponues në përzgjedhjen e koalicioneve dhe drejtuesve të shtetit, shumë herë edhe organizator të bisedimeve!

Më një fjalë mund të themi lirisht që kanë dorë gjithkund dhe gjithkah.

Kjo për qytetarët e Kosovës është një ogur i mirë, dhe tregon qartë që për sa janë aktiv përfaqësuesit e shteteve demokratike në vendin tonë, ne rrjedhimisht do të kemi një far pluralizmi, dhe kjo do të vërehet në të gjitha sferat si në: barazinë gjinore etnike e racore, ndarjen e drejtësisë, frikën e hakmarrjeve qoftë politike apo diçka tjetër, zgjidhjen e çështjeve politike, zhvillimin e ushtrisë dhe drejtësisë etj.

Por është interesant fakti se si këta udhëheqësit tanë nuk e pranojnë ketë fakt. Dhe thjeshtë duhet të dalin para qytetarëve, para zgjedhësve të tyre dhe të tregojnë se si dhe pse detyrohen të zhvillojnë etapat politike, që ato po duken para qytetarëve sikur janë dhe po punojnë kundër interesave të tyre.

Është bërë damarkimi me Maqedoninë, humbje e një pjesë të Kosovës, demarkimi me Malin e Zi, humbje e një pjese të Kosovës.

Tashmë po zhvillohen negociatat në mes Kosovës dhe Serbisë, ku në tryezë janë të hapura të gjitha temat që kanë të bëjnë me Kosovën, e jo me Serbinë!

Pra bisedohet për dhe mbi Kosovën, e jo për dhe mbi Serbinë!

Shumë më lehtë do të ishte të jenë transparent dhe të hapur me qytetarët për të gjitha gjërat politike, ushtarake, ekonomike e sociale, se që kanë zgjedh heshtjen para qytetarëve të tyre.

Dhe besoj shumë që nga ana e qytetarëve do të ishte më e pranueshme çfarëdo vendimi që do të merrej sikur të shfaqej një transparencë më e theksuar!

Këta dostat tanë si kanë qenë deri më tani kanë lozur në dy shfaqje njëkohësisht të ndryshme!

Me qytetarët e vendit të tyre ishin, janë dhe po behën azganë e patriotë, e kur po vjen puna më të huajt po thonë duhet me kanë politikan!

Po, a?

Nejse, politika duhet të ketë të kundërtën e kësaj!

Ikëm!

_____

ESH

_________________

publikime.com

By Emrush