• Sat. Nov 23rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Përzgjedhja e fituesit

ByEmrush

Jul 29, 2020

Rrjedhat përcaktuese të realitetit në Kosovë, nuk vijnë përmes vullnetit të qytetarëve, e as përmes fituesit meritor!

Këtu gjithçka sillet vërdallë kombinimeve retorike që fitues të paraqiten të gjithë, në çdo sferë!

Pra, krijohet një farë hapësire ku të gjithë duhet të ndjehen fitues, edhe atëherë kur s’janë në realitet fitues!

Tregohej për boksierin shqiptar Xhevdet Peci që kishte pasur probleme shpesh gjatë kohës kur ai kishte boksuar nëpër meçe të ndryshme!

Gjithnjë probleme kishte pasur me referët për shkakun se i marrshin lojën në ring duke i bërë hile, dhe rrallë i ngritej dora e fitores Xhevdetit.

Pastaj ai humbte kontrollin nga padrejtësia që ju bëhej duke shpreh mospajtimet me jurinë, e shpesh eskalonte situata deri të rrahja me ta, tregojnë ata që e kanë mrri kohën e Xhevdetit!

Bile, njëherë thuhej që Xhevdeti kishte thënë që: s’më ka mbetur tjetër, veç me marrë një sëpatë (sakicë) kur po dal në ring, se fitoren spo ma japin!

Ky realiteti te ne tash e sa kohë po shpërfaq fuqinë dominuese të individëve, dhe si rrjedhojë qytetarët përgjatë kohës mbajnë mbi kokë shtresën oligarke, duke ju minimizuar dhe tretur vullnetin që përbën shumicën, fitoi, humbi nuk është përcaktues qytetari!

Gjithmonë kanë thënë, ai që piskat më së shumti, e merr fjalën!

Kështu që mundësh me kanë pakicë, por mundesh më piskat shumë, edhe vjen në kombinim pastaj!

_____

ESH

_________________

publikime.com

By Emrush