Duket se po shkojmë drejt një protektorati të serishëm ndërkombëtar.
Ngërçi politik që tashmë ka përfshirë republikën tonë, mund të themi gjymsë republikën, dikush e paska parashikuar kaherë këtë mundësi të bllokimit të institucioneve.
Pra, as nuk mund të lëvizim drejt zgjedhjeve e as nuk mund të krijojmë institucionet e vendit për të funksionalizuar shtetin tonë, normalisht gjysmë shtetin.
Fakti që ndërkombëtarët nuk po ndërhyjnë sikur herëve tjera që ndërhynin në ndërtimin e koalicioneve të detyruara për të zhbllokuar procesin politik të krijuar nga vet shqiptarët dhe në mes vet shqiptarëve, ka një shpjegim se nuk do të durojnë edhe shumë.
Analizat e mundshme të shpijnë drejt asaj se Kosova mëton sërish kthimin e një administrate ndërkombëtare, ndoshta këtë herë me rol vetëm të lartë në hierarkinë shtetërore, jo me shtrirje siç kishte qenë më herët deri te nivelet komunale.
Ndoshta edhe më mirë me ndërhy serish ndërkombëtarët, se edhe ashtu ky vend është privatizuar pothuajse.
Është bërë pronë ku secili që arrin të kap një pjesë të shtetit apo pronës publike, ai më nuk e lëshon dhe rrjedhimisht as nuk largohet nga aty.
Kanë filluar pazaret edhe më problematikët që shteti i ka dënuar e sanksionuar për ti pamundësuar të jenë pjesë e institucioneve publike.
Për një votë deputeti atdheu ynë është hedhur në tavolinë dhe po negociohet për të kush çfarë dëshiron.
Nëse dëshiron ambasador, ministër, drejtor, zëvendës drejtor, kryetar bordi, shef inspekcioni, kryetar komune, drejtor në ndërmarrje publike, polici, doganë, ushtri, aeroport, veç a je i gatshëm për bashkëpunim, sepse autoritetet e ndërsjella ofrojnë mundësi të panumërta për të qëndruar dhe ardhur në pushtet.
Qytetarët e bizneset po përjetojnë tmerrin duke mos mundur e as duke mos ditur si të kalojnë nga kjo situatë, ku çmimet rritën, rryma shtrenjtohet, borxhet familjare e biznesore kanë arritur kulmin, ku dikush nuk mund të paguan as taksen e një komunë sado e vogël të jetë, e dikush tjetër e shfytëzon këtë ANARKI për të rritur pasurinë e vet qoftë përmes biznesit qoftë përmes institucionit që duket se askush në asgjë më nuk ka kontroll…
Prandaj, qytetarët e gjorë po rrinë dhe po shohin se si sërish do ti përqafojnë nigerianët, Bangladeshianët, Marokianët, Sriliankezët, Rumunët, Bullgarët, Turqit e kështu me radhë.
Se Amerikanët nuk duken që kanë më disponim të jenë pjesë e proceseve ku kërkohet që shqiptarët të fitojnë lirinë, rrjedhimisht të krijojnë shtetin.
____
ESH
____________
publikime.com
