• Wed. May 27th, 2026

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Pse nuk ka të drejtë opozita

ByEmrush

Apr 25, 2025

Sepse, forma “ti them sa nuk më ka thënë”, nuk pasqyron pendimin mbi të kaluarën e opozitës, por përkundrazi me një hipokrizi vazhdojnë të qëndrojnë mbi parimet që tashmë qytetarët e vendit i kanë të ditura e njohura.

Asnjë dozë pendimi apo tërheqje ndaj asaj që qeverisjet e kaluara kishin bërë me vendin nuk po shpërfaqet në horizont.

Biles, eksponent nga të gjitha subjektet e qeverisjeve në të kaluarën kërcënojnë me padi, mundohen të shfaqin shantazhin si mekanizëm për të detyruar mazhorancën të tërhiqet.

Më e dobëta krejt nga kjo është ajo pjesa kur bëhet krahasimi i të tashmes me të kaluarën!!!

Këtu mendoj se mazhoranca qëndron shumë më larg me strategjinë politike kundrejt opozitës. Për shkakun se, opozita tërhiqet zvarrë pas politikave strategjike që shumica (mazhoranca) mëton ti shpërfaq masës parimet se në këtë vend askush nga asgjë nuk është penduar, sado që mundësia ju ka dhënë të gjithë aktereve që ishin pjesë në qeverisjet e kaluara.

Nuk kishte pendesë as para fushatës, as gjatë fushatës, e nuk po duket që ka pendesë as tani në pranimin e fajit, duke arsyetuar kështu se përse qytetarët ndëshkuan dhe vazhdojnë të ndëshkojnë opozitën.

Forma e njëjtë e bërjes së fushatës. Njerëzit e njëjtë të përfshirë në hierarkinë e subjekteve politike, figurat tashmë të konsumuara sërish qytetarëve ju servuan në listat për deputet, e kush e di edhe për ministra e zavëndësa në të ardhmen.

Asnjëherë, askush nuk pranoi fajësinë për privatizimin e ndërmarrjeve publike.

Asnjëherë, askush nuk mori përgjegjësinë për RYMËN e privatizuar edhe atë me çmime qesharake, për të krijuar kështu monopol mbi furnizimin me energji elektrike të republikës së Kosovës, duke i pamundësuar kështu cilës do qeveri që vjen të ardhmen të mund të ndërmarr hapa që do të ishin në interes të qytetarëve. Por qeveritë do të ndjeheshin të pafuqishme kundrejt privatizimeve që ishin dhënë me vite dhe afate të gjata.

Vjedhje, hajni, plaçkë përmes kontratave e koncesioneve, që republika humbiste qindra miliona euro, e rrjedhimisht qytetarët varfëroheshin dhe ikja nga vendi kishte marr përpjetëzen.

Përvetësimi i të mirave publike në interes personal. Korrupsion, favore, keqpërdorim i detyrës zyrtare etj.

Nuk po numërojmë më shumë sepse të gjitha tashmë i dimë, vetëm se kjo ishte për të shpërfaqur formën hipokrite që nuk ishte krejt rrugë e trëndafilave kur pushteti u ndërrua me shumicë bindëse në favor të një subjekti të caktuar politik.

Sot, vendi ynë gjendet në stadin “shpëto çfarë mundesh të shpëtosh”.

Kurba në çështjen jetësore kishte marr teposhtën, Ikja e qytetarëve nga vendi. Mungesa e fuqisë punëtore. Falimentim i bizneseve. Rritja e çmimeve. Skajshmëria e arritjes së varfërisë. Rritja e borxheve në ekonomitë familjare. Futja në kredi, dhe mbi të gjitha këto:

Vendi ka ardh në një pozitë ku vendi ynë kryekëput varet nga çmimet astronomike të importit.

Krejt këto nuk akumulohen brenda një, dy e tre vite. Përvoja të ndryshme botërore kanë treguar se: Vendime të marra politike, shpesh herë vendet i kanë dërguar drejt humnerës dhe mundësia e riparimit të jetë plotësisht e pamundur.

Tash nëse kemi jetë më të shtrenjtë, nëse kemi rritje të çmimeve (inflacion) kemi për shkakun se e importojmë atë, siç ishte rasti i specit, vezëve, domateve, apo rritjes së çmimeve të banesave etj.

Tani krokasim “ku janë profesionistët”, vendi nuk ka nevojë për profesionist, sepse ka me bollëk militant dibiduzë.

Distancimi nga e kaluara duhet të bëhet….

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush