• Fri. Nov 22nd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Legjislatura e ardhshme duhet të jetë më intelektuale

ByEmrush

Nov 21, 2024

Sigurisht, nëse ne mëtojmë të krijojmë një legjislaturë intelektuale, profesionale dhe të denjë, atëherë do të duhet mirë të filtrohen emrat që do tu servohen qytetarëve në listat e deputetëve!

Institute e OJQ të ndryshme në raportet e tyre kanë bërë me dije se një ndër legjislaturat më me pak shkollim, dhe si më e dobëta ishte 2021 -2024. Kjo përbërje e kuvendit, përveç që ishte e pashkolluar, ishte edhe jo profesionale. Duke u bërë kështu legjislatura që më shumë tregohej dëgjueshmëri ndaj subjektit politik, se që kishin marr besimin e mijëra qytetarëve të vendit për ti përfaqësuar interesat e tyre.

Se sa janë përfaqësuar interesat e qytetarëve nga të votuarit e tyre, është fare lehtë ta kuptoni më një kërkim në internet dhe e shihni që deputetet në të shumtën e rasteve as që kanë kërkuar projekte që lidhen me jetën e qytetarëve. Ka pasur raste edhe kur janë hapur projekte dhe kanë qenë me rrezikshmëri direkte për një rajon të caktuar, ata nuk janë marr fare me atë problematikë, për shkakun sigurisht që paria autoratitive ju ka dërguar sms, duke i tërhequr vërejtjen.

Këto OJQ e institute po ashtu kanë bërë me dije se ka pasur deputet që nuk kanë folur asnjëherë në kuvend për gjatë një viti. Pastaj ka pas deputetet që kanë folur një ose dy herë.

Prandaj, nëse ne kalojmë hipokrizinë duhet të mendojmë me pozitivitet se kush, ku, kur dhe si mund të përfaqësoj qytetarët e një zone të caktuar zgjedhore.

Do duhej së paku një deputet të jetë i pajisur me master ose doktoratë për qenë pjesë e legjislativit të ri në kuvendin e Republikës.

Assesi nuk do të duhej që një përfaqësues i qytetarëve të jetë në listat e deputeteve nëse nuk ka fakultet apo nëse ka vetëm bachelor.

Nejse, për të fundit pa fakultet e vetëm me bachelor nuk do të duhej të ishin as zyrtar, as drejtor e normalisht as këshilltar, zëdhënës apo zëvendës.

Imagjinojmë dot?

Deputet pa fakultet. Deputet me bachelor e pa përvojë në punë kurrë?

Deputet që siç kishte më thënë dikush ka hapur llogari bankare kohën kur është bërë deputet…

Çfarë shembulli po ju jepet intelektualeve e profesionistëve të vërtetë?

Çfarë shembulli po ju jepet qytetarwve dhe atyre qw po presin njw jetw mw tw mirw e dinjitoze?

Shkolla sen nuk t’ vyen, çka t’ vyen shkollimi për deputet, nëse legjislativi është si ky i fundit!
“Hyni në sallë. Votoni. Bojkotoni. Mos votoni. Dil repliko. Mos shko në kuvend. Lexoje këtë fjalim. Sulmoje atë”, u kry shef.

Qysh be kështu?

____
ESH
____________

publikime.com

By Emrush