Sido që të jetë!
Njohuritë tuaja të fituara prej vitesh, duke kapërcyer çdo sfidë nga një rrugë e shtruar me gjemba e me thera, në vendin tonë jo që të benë më të fortë, përkundrazi të dobëson krejt, më një fjalë të humb edhe fijen më të vogël të shpresës që një ditë ka më u bë mirë në ketë vend!
Të gjitha do ti kalosh!
Shkollën do ta kryesh, dijen do ta fitosh, gradat do ti marrësh, suksesin do ta tregosh në menaxhim, në udhëheqje, vendimet e tuaja do të shihen më vonë si të suksesshme!
Projekti yt prej inxhinieri e inovatori do të kalon, do të regjistrohesh nëpër librat adekuat dhe do të patentosh, por kurrë ama kurrë s’do të mund të arrish padronin nga pushteti!
Sistemin s’do të mund ta ndryshosh, sepse shumica kanë anuar andej, dhe për pasojë është krijuar përshtypje se të diturit dhe të mençurit janë pakicë në ketë vend, dhe si rrjedhojë do të shihesh më sy “si gjynah” (qe ai gjynahi).
Aq shumë është rritur injoranca dhe padituria saqë të merr mendja, që jemi bërë laborator eksperimentesh për gjithçka dhe për çfarëdo nga agjentura të huaja, e të ndihmuar nga përfaqësuesit dhe udhëheqësit tanë!
Prandaj njerëzit në depresion janë ata që e shohin botën, ashtu siç është në të vërtetë, dhe e ndjenjë atë! (ESH)
_____
ESH _______________
papublikime.com