• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Ligji për importin e veturave më të vjetra se 10 vite duhet të miratohet

ByEmrush

Nov 2, 2024

Të enjten e 30 tetorit në seancën e kuvendit nuk u votua projekt ligji për importin e veturave më të vjetra se 10 vite, i propozuar nga një deputet i Kuvendit të Republikës.

Për votë kundër votuan 52 deputet, pro ishin 9 deputet duke abstenuar 2 deputet.

Deputet të cilët votuan kundër miratimit apo ndryshim-plotësimit të ligjit për importin e veturave jo më të vjetra se 10 vite, besoj shumë se do të memorohen në mendjet e qytetarëve, dhe ditën kur të shohin emrat e tyre në listat për deputet, do të kujtohet veprimi i tij që bie ndesh me pritjet e qytetarëve.

Arsyetimi për votën kundër përveç disa fjalëve të pakta prej atyre që ishin kundër, askush tjetër nuk dha ndonjë shpjegim të mëtutjeshëm se pse nuk u lejua të kaloj votimi për mundësinë e importit të veturave më të vjetra se 10 vite.

Pse duhet të aprovohet ligji që lejon importin e veturave më të vjetra se 10 vite?!

Në Kosovë janë afro 500 mijë automjete të ndryshme. Një shifër të këtillë e konfirmojnë shënimet zyrtare të MPB, ku deri më tani nga viti 2024 janë regjistruar 330 mijë e 795 automjete.

Sot, nëpër rrugët e vendit shohim vetura më të vjetra se 40 vite. Regjistrat tregojnë vetura të vitit 81, 82, 85, 86, 90 e këndej që sot janë të pajisura me tabela të republikës.

Kjo dëshmon se koha kur është prodhuar ajo veturë, nuk ofron asnjë lloj sigurie për të qenë pjesë e trafikut.

Është për tu habitur që deputetet nuk e kanë përkrah idenë për lejimin e importeve të veturave më të vjetra se 10 vite, duke pasur parasysh gjendjen momentale të rrugëve tona të ngarkuara me vetura të vjetra, që një shumicë prej tyre sigurisht nuk e kalojnë pjesën e kontrollit teknik, dhe arrijnë të regjistrohen e pajisen me targa, për tu vozitur pastaj në rrugët e vendit.

Kosova, vendi i cili llogaritet si më i varfëri në rajon. Vendi ku migrimi është më i theksuari ndër shtetet tjera, nuk lejon importimin e veturave më të vjetra se 10 vite.

Prandaj, shikuar nga këndi ekonomik, miratimi i ligjit që do të lejonte importin e veturave më të vjetra se 10 vite, do të kishte një impakt tejet pozitiv për një shtresë të qytetarëve.

Liberalizimi i vizave ka ofruar mundësi të ndryshme që një pjesë e mirë e qytetarëve të vendit të përdorin mjetet e transportit edhe për punë, duke transportuar mallra vajtje – ardhje në perëndim.

Kosova në vit regjistron 25-30 mijë vetura të reja, nga kjo mësojmë se përveç një shtresë të caktuar të qytetarëve, kompani të ndryshme që porosisin me shumicë, qytetarët e vendit janë të paktë ata që mund të pajisen me vetura të reja në vend.

Ligji do të mund të bënte reale parashikimet për rritjen ekonomike dhe financiare të buxhetit të republikës së pari, dhe pastaj kjo do të rriste mirëqenien ekonomike e sociale të qytetarëve të cilët do të vendosnin të shkonin në Evropë dhe të merrnin një veturë.

Pra!

Një mundësi e mirë që shteti mund të ofronte në këtë kohë për qytetarët e tij është lejimi dhe miratimi i ligjit për mundësimin e importit të veturave deri në 15 vite.

Iintencë që ligji të ofroj mundësinë e lejimit për importin nga 10 vite në 15.

Arsyetimi i disa ekspertëve që duket se shteti i ka marr për bazë se, automjetet të cilët i kalojnë 10 apo 12 vite konsiderohen si të amortizuara për 80 për qind, prej këtij pozicioni nëse e shikojmë, atëherë ato duhet ta kenë një përkujdesje më të madhe nga organet shtetërore, për sa i përket kontrollimit teknik.

Realiteti na tregon se qytetarët e vendit nuk kanë arritur të rregullojnë standardin që të heqin nga rrugët veturat e vjetra për ti zëvendësuar ato me automjete të reja.

Rënia ekonomikë, varfërimi i mëtutjeshëm i qytetarëve, migrimi, rritja e çmimeve kanë bërë që një familje mesatare sot në vend të mbaj një veturë për më shumë se 10-15 vite.

Autoritetet e vendit, përfshirë edhe deputetet e kuvendit të republikës nuk duhet të tregohen hipokrit në këtë rast. Në njërën anë të ankohen duke u bërë se po shqetësohen për rritjen e varfërisë, e pagat e vogla të qytetarëve. Duke kërkuar që të rriten shtesat, të rriten ndihmat sociale, kurse në praktikë po e dëshmojnë të kundërtën. Këta me votën kundër ligjit për lejimin e veturave më të vjetra se 10 vite, treguan se nuk janë për të ndihmuar dhe rritur mirëqenien socio-ekonomike të qytetarëve të vendit, porse se aty thjeshtë janë për interesa te veta.

Paralelisht me ndryshimin e Ligjit për importin e automjeteve jo më të vjetra se 15 vite, duhet të jetë edhe heqja e akcizës e cila duket të jetë një barrë shtesë, dhe se kjo po ndikon edhe në rritjen direkte të çmimit për një veturë në tregun tonë.

Vetura më e vjetër që është e regjistruar në vendin tonë është ajo e vitit 1942, kanë bërë me dijë Ministria e Punëve të Brendshme.

Ligji aktual në fuqi:  Në nenin 44 të Ligjit për automjete që është miratuar qysh në vitin 2017, thuhet se “mjetet rrugore që importohen në Kosovë, nuk mund të jenë më të vjetra se 10 vjet”.

By Emrush