• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Deputeti nuk shkon në kuvend

ByEmrush

Oct 28, 2024

Ai demonstron egon e autoritetin e tij, edhe pse fuqinë politike e ka marr nga qytetarët për të marr pjesë në kuvend e për ti adresuar problemet e shumta që kanë qytetarët, e sidomos në ketë republikën tonë të gjorë.

Edhe pse marrin rrogën nga taksat e qytetarëve, paguhen dhe financohet udhëtimet e tyre duke i kompensuar me derivate dhe kanë angazhuar po ashtu një asistent personal.

Por ata nuk vrasin mendjen e nuk qajnë kokën për të shkuar në kuvend, për të diskutuar mbi ligjet që duhet të miratohen e do të duhej të miratoheshin që janë në interes të qytetarëve, duke ju bërë jetën atyre më të lehtë dhe më të mirë.

Deputetet e republikës në vend që të përfaqësonin në mënyrë të denjë qytetarët e vendit nga të cilët kanë marr votat, ata tani më janë rreshtuar kundër pjesëmarrjes në kuvend, duke bërë kështu që të shkohet drejt përfundimit të sesionit vjetor pa shkuar fare në vendin e punës, parlament.

Me hyrjen në vitin 2025, tani më do të gjendemi pothuajse në kolaps total institucional. Për shkakun se gara për zgjedhje të reja, dhe intenca për të arritur në pushtet nga subjektet politike aktuale në vend, ka për të qenë rrugë e rreptë për politikanët dhe kohë e vështirë për qytetarët.

Një deputet sipas ligjit në fuqi të republikës së Kosovës sot paguhet 1722 euro në muaj.

Prandaj, përveç pagës, deputetet vazhdojnë të marrin shtesa në muaj për pjesëmarrje nëpër komisione e seanca të kuvendit.

Deputetet marrin dhe do të marrin pagesa shtesë me 20% të pagës, ose 344 euro, shto kësaj 535 euro prej pagës bazë, ku para një kohë me një ligj të veçantë, kuvendi kishte lejuar që çdo deputet mund të ketë edhe asistentin e vet, duke rritur kështu edhe më shpenzimet për një deputet të republikës.

Pagesa shtesë ka edhe për të emëruarit, kryetarët e grupeve parlamentare, kryetarët e komisioneve, nën kryetari, shefi i grupit, kryesuesi i komisionit e kështu me radhë.

Pra!

Një deputet sot sipas shënimeve i kushton qytetarëve të vendit më shumë 2600 euro, pa llogaritur këtu benifitet tjera që një deputet mund të ketë.

Përfshijë këtu ndikimin e tij në institucionet dhe biznesin, ku në vendin ku jetojmë ne sot, fare lehtë e kuptojmë kush, ku dhe si avancohen njerëzit përmes deputetëve, duke shfrytëzuar ndikimin e tyre atë që ju jep ligji.

Avancimi i njerëzve sot nëpër pozita ka një kosto, është një çmim që kushton. Pranimi në punë është një kosto po ashtu që ka një çmim (mundi, djersa, përgatitja superiore, kjo e fundit nuk kryen shumë punë).

POR…

Deputetet shihen kudo dhe kah do!


Shihen në Zvicër, shihen në Gjermani, shihen në Aeroporte, shihen në Kanada,.

Shihen në kafiteri, nëpër restorante, sheshe, qendra tregtare, ëmbëltore, teatro, manifestime të ndryshme kulturore dhe muzikore. Shihen nëpër ndeja, nëpër villa, shihen në vikende në Shqipëri, shihen në deti. Shihen nëpër organizime sportive e turnire.

Deputetet sot mund ti shohim edhe nëpër male në organizimet bjeshkatare, bile-bile edhe në poligone të qitjes me armë..

Por, deputetet nuk shihen në kuvend. Nuk shihen në vendin që paguhen dhe shpenzojnë taksat e qytetarëve.

Deputetet e mazhorancës kanë dhënë një sinjal tejet superlativ, duke treguar se në listat e ardhshme, nëse do të dalin emra të këtillë çfarë pati kjo legjislaturë, jo që nuk do të arrijnë të marrin vota më, por do të konsiderohen edhe pjesë e rënies se subjektit të cilin do të jenë në listë për deputet.

Prandaj, thjeshtë përtej kësaj, subjektet e caktuara politike do të duhej të mendonin mirë para së të përpilojnë listat duke nxjerr emrat e deputeteve që do të gjendet përball qytetarëve.

E sidomos mazhoranca, apo subjekti me shumicën e deputetëve në kuvend!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush