• Tue. Dec 3rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Borxhi publik i Kosovës

ByEmrush

Sep 24, 2024

Borxhi publik i Kosovës ka shënuar rënie krahasuar me vitet paraprake bazuar në GDP e vendit.

Kjo tregon që Kosova vazhdon të ketë stabilitetin fiskal dhe jemi nën mesataren e shteteve të rajonit të cilat gjenden mbi  32 % të borxhit publik.

Kosova ka pësuar një tkurrje të borxhit publik sipas IMF duke filluar nga 2020 që kishte arritur vlerën më të lartë të borxhit që kishte regjistruar (22.5%).

Borxhi publik i Kosovës në vitin 2016 ishte 14.5%, në 2017 ishte 16.4%, në 2018 ishte 17.1%, në 2019 ishte 17.7%, në 2020 ishte 22.5%, 2021 ishte 21.6%, 2022 ishte 21.1%, në 2023 ishte 17.5 %.

Rritja e borxhit publik të Republikës së Kosovës fillon sërish në 2024 me 18.4%.

Parashihet që në vitet në vazhdim deri në 2029-ën, borxhi publik e vendit të rritet në 30.27%.

Borxhi publik përkufizohet si akumulimi i formave të ndryshme të kredive, të cilat realizohen nga shteti për zbatimin e politikës fiskale. Praktikisht borxhi publik në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) është (konsiderohet) një nga mënyrat më të pranuara për të vlerësuar rëndësinë dhe madhësinë e borxhit të një vendi.

Përtej kësaj, kur nevojat imediate të një qeverie për të kryer shpenzime publike është më e madhe se të ardhurat që ajo mbledh, atëherë buxheti konsiderohet se është me deficit dhe ky deficit duhet të mbulohet duke marrë borxh.

Shikuar nga aspekti ekonomik shumë çështja e borxhit vazhdon prej kohës të flitet e përflitet mbi rëndësinë dhe impaktin në zhvillimin apo varësinë e një vendi një vendi, mendime të ndryshme pro-et-contra. Në aspektin e analizave ekonomike të borxhit publik, ka debate të shpeshta për rolin e borxhit publik në ekonomitë moderne. Shënimet e ndryshme ekonomike theksojnë shpesh se, përveç sasisë së borxhit publik, peshës së tij në raport me PBB-në, është e rëndësishme të shihet borxhi publik veçanërisht nga aspekti i funksionit të tij në zhvillimin e ekonomisë, pra që ai duhet të jetë në funksion të rritjes ekonomike, njëkohësisht duke u menaxhuar skajshmërishtë me një vigjilencë të theksuar.

Shprehur në euro, borxhi publik i Kosovës është 1.64 mld.

Kosova ka ligjin që lejon vendin të prek borxhin publik deri në masën 40%. ____
ESH

By Emrush