• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Izolimi i vendit dhe ngecja ekonomike

ByEmrush

Sep 11, 2024

Në vetëm dy muajt e fundit, Serbia arriti disa marrëveshje ndërkombëtare që do të kenë profit shumë të madhe në ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve të saj.

Ne mëzi po presim që të përjetojmë një rënie të serbëve, por duket që vullneti e dëshira jonë po shkon në të kundërtën.

  1. Serbia nënshkruajti një marrëveshje me Gjermani për të shfrytëzuar litiumin nga pasuria nëntokësore serbe për 20 vite me radhë, vlera e të cilit arrin 40 miliard euro.
  2. Gjermania si kryesuese e BE-së, me pajtimin e Francës negocion dhe arrin marrëveshje me Serbinë për shfrytëzimin e litiumit në makinerinë e rëndë përfshirë atë automobilistike dhe avio industrinë, pra industrinë e aviacionit. Në mënyrë të menjëhershme Serbia përfiton nga tregu i plotë Evropian.
  3. Serbia si rrjedhojë e marrëveshjeve të arritura që përmendem te pika 1 dhe 2, përfitoi që të përmbyll me shumë sukses blerjen e aeroplanëve luftarak F…., duke bërë kështu që për sigurinë e vendit të ketë mburojë armatimin Francez dhe paratë gjermano-evropiane.
  4. Serbia ka arritur vlerën e shitjes së armatimit modern të saj te Izraeli që kapin vlerat mbi 70 milion dollar. Praktikisht Serbia në shumë fytyrësinë e saj, më njërën dorë mban myslimanët afër për ti ndërsyer në mos njohjen e Kosovës, e në anën tjetër nuk zgjedh formë as duke i shitur armë ushtrisë vdekjeprurëse të myslimanëve.

Ka edhe disa marrëveshje të tjera si është ajo me Kinën që janë gjithnjë e më afër, investimet ruse dhe ato turke, korniza e investimeve të Ballkanit perëndimor, Banka Evropiane e Investimeve, plani marshall, Ballkani i hapur, cefta e kështu me radhë.

Por, ato info do ti sjellim si shtesë në një shkrim tjetër, vetëm se esenca ishte ajo çfarë po përfitojmë ne që po ngulim këmbë në pika të caktuara, nga ku hapat që do të kalojnë pastaj do të shkon vite deri sa ti nxëmë.

Do të kishte qenë mirë të shkruajmë e të sjellim njohuri për forma të këtilla ekonomike që sjellin investime në vendin tonë duke rritur mirëqenien sociale të qytetarëve të republikës, por siç parashikojnë fuqitë e mëdha ekonomike, ne nuk jemi forcë që imponojmë politikat tona ekonomike, prodhuese e as nuk kemi fuqi që të imponojmë zgjidhjen e problemeve tona në mënyrën e duhur, edhe atëherë kur ne kemi të drejtë.

Prandaj duket që kemi ngecur në kafazin që kemi ndërtuar vet, të tjerët po ecin, ne po kalkulojmë përfitimet e tyre.

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush