Shkruan: Mr.Emrush T.Shodra
Me ardhjen në pushtet Presidenti Trump kishte paracaktuar një agjendë tepër të guximshme e njëkohësisht tejet të rrezikshme. Ai tashmë dëshironte të bënte me dije se po fillonte përballje, një kacafytje në luftën e paramenduar të tij me mediat.
Pikërisht ai në një paraqitje para gazetarëve në shtëpinë e bardh, kishte replikuar ashpër me disa nga përfaqësuesit më të mëdhenj të mediave në vend.
Ai tashmë shpërfaqte qëllimin se po filonte një luftë me mediat!
Dhe për pikënisje kishte zgjedhur mediumin më me ndikim në botë CNN.
Televizioni CNN në 30 vitet e fundit në mos më shumë kishe rolin determinues në ngritjen dhe rënien e pushteteve nëpër botë. Mediumi po ashtu kishte luajtur rol edhe në paraqitjen e ngjarjeve në kriza të ndryshme nëpër botë si dhe shkeljet e të drejtave të njerëzve që bëheshin nëpër botë. Ndikim të madh kishte edhe në vet përzgjedhjen e fitoreve të subjekteve politike në Amerikë, republikanet apo demokratë, dukej që CNN favorizonte demokratët!
Në një konferencë para gazetareve që kishte organizuar Shtëpia e Bardhë, Trump para mediave tha: “
“Media e FAKE NEWS-ve (dështuesit kryesor: nytimes, NBCNews, ABC, CBS, CNN në veçanti tha CNN dhe u konfrontua direkt në brifingun me gazetarin e CNN-it) duke thënë se: këto media nuk janë armiku im, por janë armiku i popullit amerikan!”.
Pra, përdori farsat populiste duke treguar ndjesinë për popullin amerikan, jo për qeverisjen dhe programin e tij qeverisës!
MUNGESË KËSHILLIMI
Kjo qoi në një gabim trashanik të tij, gjë që bëri të përfundoj mandatin e tij me probleme, e cilësuar në shumë qarqe amerikane si përfundim i një mandati me turp që nuk mbahet mend në kronologjinë e qeverisjeve dhe presidenciale amerikane.
Gjatë përfundimit të mandatit të tij, vendi për disa ditë kaloi në kaos dhe mijëra përkrahës të Trumpit pushtuan institucionet e vendit, ata arritën të futen në senat dhe kongres, ku kishte patur edhe viktima.
Ai bëri gabim në hapa, sepse duket që ai u mundua të imponoj zgjidhjet politike dhe ekonomike duke u bazuar nga sektori nga ai vinte. Ai erdhi nga bota e biznesit dhe nga formati i tij që ai kishte menaxhuar për vite të tëra, mendoi se qeverisja ishte paraja dhe urdhër dhënia.
Mirëpo, vet nuk e kishte kuptuar dhe si duket mungesa e këshilltarëve kishte krijuar një handikap se megjithatë institucionet publike, e posaçërisht në Amerikë, janë të lidhura kyç njëra me tjetrën dhe shpesh herë nuk është presidenca ajo që vendos.
Në këtë rrafsh në një shtet me demokracinë më të lartë në botë, nuk ka se si të përjashtohet media, që në vend përllogaritet si pushteti (fuqia) e katërt me radhë.
Prandaj, media është pjesë e secilës fushatë elektorale, ky detyrimisht me dashje apo jo, ka për të treguar të vërtetën duke pasqyruar gjendjen reale në institucione dhe në terren, duke u bazuar në të kaluarën dhe të tashmen, duke ngre një paralele në mes tyre.
Pavarësisht kësaj se individ të caktuar mund të tregojnë afinitete në subjekte të caktuara, çështjet redaktoriale bazohen në një gazetari etike dhe profesionale.
Sido që të jetë, për të përmbyllur kapitullin e Trump dhe Konfrontimin e tyre me median, rezultatet janë në disfavor për Trump, për shkakun se tashmë Trump e ka një pjesë të medias kundër tij, që do të karakterizon përgjatë kandidaturës së zgjedhjeve të 2025-es për president në SHBA.
Rezultatet atje tani më nuk tregojnë ndonjë progres të theksuar kundër kandidates femër që në historinë e SHBA-ve, është femra e parë kandidate për postin me të lartë në vend.
MEDIAT NË KOSOVË DHE QEVERISJA
Kronologjia e ngjarjeve te këtilla, detyrimisht të asocion me ngjarjet në vendin tonë.
Që nga fillimi pjesa më e madhe e autoriteteve në vend ishin pozicionuar kundër mediave, kundër TV-ve, kundër portaleve, në shumë raste edhe kundër vet atyre mediave që ju kishin ndihmuar të vinin në pushtet.
Esenca dukej që ishte të tregohej se pushteti erdhi nga populli, dhe se qeverisja do të bëhej për popullin, aq ju bënte autoriteteve nëse i kanë mediat partner në rrugëtimin e tyre drejt qeverisjes së mandatit apo jo?
Kjo në përgjithësi do të ketë fatin e Trump, për shkakun se ngjashmëria e lëvizjeve politike në hapa është e ngjashme. Mungesa e këshilltarëve, mungesa e njerëzve profesionist dhe njohës të ngjarjeve dhe rrethanave, ka bërë që kushdo që ishte pjesë e mediave, qoftë edhe ata analistë të etiketohen dhe targetohen si armiq të qeverisë.
Sërish është medituar në fleta blanko për shkakun se suksesi dhe qeverisja nuk mund të bëhet nëse tërë struktura e hierarkisë institucioneve bazohet në rrjetet sociale, duke i përdorur ato si media të vetme.
Pra, nuk mund të krijosh gazetar dhe media përgjatë një mandati qeverisës, e aq më pak të nxjerrësh gazetar profesionist dhe të fushës në kohën e mandatit qeverisës.
Një këshilltar i mirë, një ekip këshillëdhënës do të duhet të ulej në një mëngjes dhe njerëzit që kishin ndihmuar në arritjen e majave të pushtetit duke mposhtur oponentët politik edhe atëherë kur dukej e pamundur, ti ofrojnë afër vetit dhe të kalojnë së bashku përgjatë mandatit qeverisës së partner.
Praktikisht humbja e ritmit nuk mund të bie apo të cilësohet vetëm e liderit apo lideres, barra më e madhe do të bie mbi ata që paguhen me taksat e qytetarëve, ku secili dikaster duket që i ka mbi 20 persona që trajtohet dhe paguhet me para të majme si këshillëdhënës apo këshilltar, dhe sërish lideri pëson kolaps.
Është narrativ që në shumë raste media dhe gazetarët kursejnë në çështje të caktuara, sepse fuqia e tyre e cilësuar si shtylla e katër e pushtetit, nuk shfrytëzojnë tërë arsenalin mediatik që posedojnë.
Siç kishte më thënë një shoki im?!
Në cilësinë e këshilltarit si pika e parë do të ishte, rekomandimi që mos të fillohet një luftë që në fillimin e saj cilësohet e humbur…
E ajo është media!