• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Konkurrenca dhe kontratat një burimore

ByEmrush

Jun 15, 2024

Ku ishim?

Po. Ah po, po!

Një miku im tha një ditë: a mundesh pak më shpesh naj shkrim profesional bre, ato nganjëherë po na mungojnë?

Po leje be, nuk ka interesim për gjëra intelektuale, e posaçërisht për shkrime detajuese të thella që shpjegojnë një çështje profesionale…

Edhe nime!

A je duke i lexuar shkrimet e mia a?

Po more, po!

E pse kurrë like nuk i bën postimeve?!

Nejse!

Es ist eine andere Geschichte…

***************


Po hyjmë në temë:

Kohëve të fundit besoj shumë se ju ka ra me dëgjuar një terminologji që pothuajse të gjithë e kanë përdorur.

“Kontratat një burimore”, si nocion është përdorur në hierarkinë më të lartë të shtetit, nëpër institucione të republikës, nëpër kafiteri, nëpër restorante, ndeja të ndryshme, më shumë ketë pikë e ka rreh opozita, duke ju apostrofuar një pjesë të qytetarëve, se duket që ka menduar se “hajt se nuk e dinë njerëzit çka është ky term”.

Për të lidhur kontrata publike në Kosovë, autoritetet e vendit detyrohen të respektojnë ligjin për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës, duke respektuar po ashtu parimet bazë të prokurimit publik siç janë:

  1. Konkurrenca në mes operatorëve ekonomik.
  2. Efikasiteti dhe efektiviteti, mos diskriminimi dhe objektiviteti.
  3. Profesionalizmi dhe llogaridhënia

Për këto pikat do të mund të kishim folur njëherë tjetër, por kësaj radhe në fokus është, dihet “Kontratat një Burimore”.

ATEHERË, kontratat të cilat lidhen duke shfrytëzuar procedurën e negociuar, pra kur kontratat mund të përgatitën dhe përfundohen përmes formave bashkëpunuese, njihen si: KONTRATA NJË BURIMORE.

Bazuar mbi disa të dhëna që janë financuar nga Bashkimi Evropian, kontratat një burimore krahasuar me vitet e fundit nuk janë as përafërta me kontratat një burimore ta zamë që janë lëshuar në vitet e më hershme.

Ish qeverisjet në vend sipas grafikonit kanë përdorur metodat edhe më të shpeshta për dhënien dhe lëshimin në funksion të kontratave një burimore në tenderët publik.

Vërehet rënie e përdorimit të këtyre kontratave përgjatë viteve të fundit.

Tenderomania:

Praktikisht mënyra për keqpërdorimin e taksave të qytetarëve përmes kontratave publike një burimore, duke bërë që të eliminohet konkurrenca në mes operatorëve ekonomik, të anashkalohet efikasiteti, të jetësohet diskriminimi bazë në shpërndarjen e mjeteve financiare publike, në të kaluarën ka qenë më e theksuar, dhe përtej kësaj është shkelur parimi themelor që ka të bëjë me menaxhimin e mirë të parasë së shtetit duke mos respektuar profesionalizmin dhe duke mos venë në funksion llogaridhënien.

Atëherë me të drejtë shtrojmë pyetjen se pse kaq shumë sot trumbetohet në formën akuzuese qeverisja e vendit përmes kontratave një burimore?

Sigurisht duket fare lehtë e kuptueshme?

Të akuzosh për diçka që e ke mbjellë dhe e ke përdor vet!

Sepse formën, mënyrën dhe praktikën e njeh mirë para së të akuzosh të tjerët.

Siç kishte me thënë populli “ti them sa nuk më ka thënë”.

____
ESH
___________
publikime.com

[PS: Një herë tjetër kemi me sjell disa shënime tjera në lidhje me komunat që kishin përdorur në të kaluarën këtë lloj shpërndarje të taksave tona përmes kontratave një burimore.

Mund të konkludojmë se Komuna e Prishtinës, Komuna e Gjilanit, Komuna e Gjakovës kishin përdorur më së shumti mënyrën e dhënies së tenderëve përmes formës së kontratave një burimore.]

By Emrush