• Tue. Dec 3rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Tregimi mbi shoqërinë, luftën dhe dashurinë për mikun

ByEmrush

May 10, 2024

Dy ushtarë ishin shumë shok të afërt, miq të shkëlqyer me një fjalë.
Si kishin me thënë, shok të luftës.

Një mbrëmje, njëri ushtar kthehet në llogore, por zbulon se shoku i tij nuk është kthyer ashtu siç zakonisht qëndronin bashkë.

Pasi pyeti rreth e për qark takoi eprorin e tij.
Ai shtoi “Shumë njerëz janë vrarë sot në front. Ka shumë mundësi që të ketë qenë në mesin e të vrarëve .
Ai u frikësua shumë, dridhej nga frika!

U tretë i tëri, sa që nuk ishte në gjendje më të shprehte ndjenjë për mungesën apo për dashurinë ndaj tij.
A është vrarë me të vërtet shoku, im pyeste veten ai?

Sa ishin duke folur me eprorin e tij, ofrohet një ushtar tjetër dhe tregon, kur dëgjoi ushtarin duke pyet për mikun e tij dhe thotë: “Nuk jemi të sigurt se ai është vrarë, por ai ishte aq tmerrësisht i plagosur sa e kishte të pamundur të vinte në llogore.

Deri tani ai duhet të ketë vdekur’ mbushej frymë përderisa fliste ushtari.
Tani po errësohet dhe armiku vazhdon të qëllojë çmendurisht, ishin fjalët e oficerit.
Por ushtari dëshiron të shkojë dhe të kërkojë shokun e tij.

Oficeri thotë: “Jo, kjo është marrëzi”, por ai nuk e dëgjon oficerin – ai niset ta gjej shokun.
Është shumë e vështirë në errësirë dhe ka mijëra kufoma përreth, bërtiste oficeri.

Ai shikon dhe kërkon gjithandej në mes të natës e në mes krismash armësh të armikut.
Ai kthehet Duke tërhequr zvarrë trupin e pajetë të shokut të tij në shpinë. Ai vetë tani është tmerrësisht i plagosur, i plagosur për vdekje… nuk mund të mbijetojë.

Në momentin që arrin në llogore bie në dysheme me trupin e shokut të tij të vdekur…

Oficeri vjen dhe thotë: “Të thashë të mos bëhesh budalla! Nuk ia vlente. Tani e dini se çfarë i keni bërë vetes. Shoku ka vdekur dhe ti po vdes!’
Burri që po vdiste hapi sytë dhe tha: “Por ia vlente – sepse kur shkova atje, ai më shikoi dhe më tha: “𝐗𝐇𝐈𝐌, 𝐄 𝐃𝐈𝐉𝐀 𝐐Ë 𝐃𝐎 𝐓Ë 𝐕𝐈𝐒𝐇.”

Mësimi nga kjo:

Për dashurinë, jeta mund të sakrifikohet – ia vlen.

Por ne jemi mësuar pikërisht të kundërtën: sakrifikoni gjithçka vetëm për të qenë gjallë. Vetëm për të mbijetuar, sakrifikoni gjithçka.

Jeta është e bukur vetëm kur ka dashuri. Dashuria është një vlerë më e lartë se jeta… një vlerë më e madhe se jeta.
Jeta mund t’i sakrifikohet dashurisë, por dashuria nuk mund t’i sakrifikohet jetës.

Qoftë secili prej jush i bekuar me shoqërinë e 𝐒𝐇𝐎𝐊Ë𝐕𝐄 𝐓Ë 𝐕Ë𝐑𝐓𝐄𝐓Ë. Frosti thoshte: nëse shoqëria të bën të ndihesh mirë, atë mund ta quash liri.

Prandaj mos 𝐇𝐀𝐑𝐑𝐎…
𝐍𝐣ë 𝐦𝐢𝐤 (shok) 𝐢 𝐯ë𝐫𝐭𝐞𝐭ë ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐚𝐢 𝐪ë 𝐡𝐲𝐧, 𝐤𝐮𝐫 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐚 𝐭𝐣𝐞𝐭ë𝐫 𝐞 𝐛𝐨𝐭ë𝐬 𝐝𝐞𝐥 𝐣𝐚𝐬𝐡𝐭ë.


ESH


publikime.com
[PS: Ju faleminderit shumë që lexoni shkrimet e mia | Revive Readers.]

By Emrush