• Sat. Nov 23rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Armatimi rus në rajon

ByEmrush

Jul 23, 2020

Me refuzimin e shitjes së raketave Patriots dhe aeroplanëve F-35 nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Turqinë, kjo e fundit shkëputet nga një marrëveshje e 2013-ës me aleancën e NATO-s dhe fillon të blejë armatimin RUS të raketave S-400.
Turqia armatoset me sistemin mbrojtës raketor RUS S-400 që po momentin llogaritën një ndër raketat më të sofistikuara në konkurrencë me raketat Patriot të SHBA-së.
Raketat që mendohet se qeveria Turke ka vënë në shërbim të Ushtrisë së saj kalojnë 44 sosh.

Turqia po ashtu është furnizuar me aeroplan Rus të tipi MIG-29, një pajisje që po ashtu i konkurron aeroplanëve luftarak F-35 që përdor aleanca veri atlantike e NATO-s dhe US Army.

-Me armatimin ajror të raketave RUS S-400 viteve të fundit po armatoset edhe Serbia. Po ashtu më gjithë paralajmërimet e NATO-s dhe SHBA-së, serbët në kuadër të Ushtrisë së saj kanë venë në dispozicion mbi 24 raketa RUSE S-400.

Serbia ka instaluar përreth kryeqytetit të saj Beograd dhe në veri të vendit të saj këto raketa, dhe si rrjedhojë e kësaj autoritetet atje besojnë se do të mjafton siç e quajnë ata për mbrojtjen e atdheut të tyre.
Po ashtu Ushtria Serbe është pajisur më aeroplan MIG-29 një prodhim i ri i aeroplanëve RUS, që së bashku më Turqinë, përbejnë pjesën më të madhe të tregut në Rajon të prodhimeve luftarake RUSE.

Sistemi i mbrojtjes ajrore i tipit S-400 fleksibël dhe i ashpër

S-400 “Triumph” (Nato-Codename SA-21 Groëler) është një sistem i mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë dhe të mesme veprimi. Ky është modeli më i fuqishëm deri tani i një serie, që u zhvillua në Bashkimin Sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore dhe u modernizua më vonë në Rusi. Numri 400 tregon rrezen maksimale të veprimit në kilometra. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Moskë S-400 është shtylla kurrizore e mbrojtjes ajrore ruse. Ai u vendos në shërbim në vitin 2007-2010. Që atëherë gjithnjë e më shumë njësi janë pajisur me të, duke përfshirë edhe gadishullin e aneksuar ukrainas të Krimesë dhe enklavën ruse të Kaliningradit në Detin Baltik, luftën e Sirisë, Irakut, Gjirit Persik.

S-400 përbëhet nga automjete të ndryshme, një qendër komandimi, stacione të lëvizshme radarësh dhe raketahedhës.

Prodhuesi është ndërmarrja shtetërore e mbrojtjes “Almaz-Antey”, Rusia.

Republika jonë e gjorë akoma merret me qytetarët e saj dhe inatet e krijuara ndër ta mbi etninë, fenë, financat, orientimin, partinë, bordet etj.

Përderisa këtu në vendin tonë veprojnë e ndër veprojnë lloj lloj agjenturash sekrete të huaja!

Është interesant se si do të mbrojmë Republikën tonë ne?
Me çfarë do e mbrojmë ketë të shkretë shtet?

Pse është koincidencë ky armatimi i shteteve të rajonit më armatim RUS, veçanërisht çfarë rreziku paraqitet për to. Ato po armatosen më ketë lloj të armatimi nën arsyetimin e mbrojtjes, kur kihet parasysh që ky është armatim ka rrezen e veprimit deri 400 km, atëherë mund të mos cilësohet vetëm mbrojtës?

Nëse dëshiron paqe përgatitu për luftë është një thënie, e këta prej paqes po përgatiten për luftë, a thua pse?

____
ESH
_____________
publikime.com

By Emrush