• Sat. Nov 23rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Zbrazja e vendit për vikende

ByEmrush

May 10, 2024

Përmes një matematike të thjeshtë konkludojmë se ne sa shpenzojmë jashtë shtetit, duke pranojmë brenda shtetit.

Dhe kjo diskrepancë tregohet përmes barometrave që ekonomia e vendit është në shpërputhje të plotë në vijat e saja, duke bërë kështu që shteti të mos ketë fare kontroll mbi atë.

Shënimet treguan që vetëm për vikend 172 mijë qytetarë lëshuan Kosovën për të kaluar një fund javë jashtë kufijve të saj, kurse duket që kemi pasur tejet numër të vogël të hyrjes së njerëzve për vikend në Kosovë.

172 mijë njerëz x 300 euro = 51 600 000 (milion) euro i kemi nxjerr jashtë vendit vetëm për të shtunën dhe dielën…
(300 euro kalkulova në minimalen që shpenzon një njeri për 2 ditë e 2 netë)

Shuma të mëdha të hollash bën që të derdhen në vendet turistike të shteteve fqinje përreth nesh, në një masë të madhe do të arsyetonim Greqinë e Shqipërinë, e Malin e Zi pse jo, mirëpo shifrat rrëqethëse që kanë kaluar vikendin në Maqedoni nuk arsyetohet dhe plotësisht është edhe e pashpjegueshme.

Kosova me gjithë resurset e veta turistike që i ka vazhdon të jetë një vend që assesi ta rris apo josh turizmin.
Kjo edhe njëherë po shpërfaq se ne jemi larg tejet larg të përgatitjes se vendeve që do të merrnin rrugë bullgarët, greket, maqedonet malazezet të vizitonin Kosovën.

Një natë në një studioi ishte mysafirë një zyrtar i lartë nga ministria përkatëse që mbulon turizmin në vend, tha krejt personeli që jemi pjesë e zhvillimit të turizmit në republikë jemi DY veta.
As nuk kemi veturë zyrtare, as nuk mund të lëshojmë apo zhvillojmë politika, respektivisht dokumente që do të autorizonte dhe mbështeste palë të caktuara që të zhvillojnë turizmin në vend.

Mirë, mirë shtoi ai: kanë krijuar disa shoqata, dhe përmes tyre e mbajnë peng komplet turizmin dhe zhvillimin e tij në vend.

Kur po themi ne, që duhen profesionist e që kanë fituar praktika zhvillimore ekonomike nga shtetet që tani me kanë arritur një standard të lartë ekonomik, dikush po mendon që a ka qenë deri në Berlin, Budapest, Zurich, Paris, Milano po, eh merre atë dhe bëje pjesë të autoritetit që ta zhvillojmë turizmin duke bërë vendin joshës për gjerman, zviceran, italian, francez, holandez.

Ja po valla, ta ke zhvilluar turizmin e vendit me të tillë njerëz, hah!


ESH


publikime.com

By Emrush