• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Kur harrojmë se kush është babai ynë…

ByEmrush

May 10, 2024

Babai përgjatë terë jetës së tij pothuajse gjithmonë qëndron i padukshëm.
Themi pothuajse, sepse gjithmonë si një super hero shfaqet kur të kesh më shumë nevojë për të, kur ndihesh sikur nuk mundesh më, kur qan, kur ndjen se bota po shkatërrohet, gjithçka po përmbyset…

Ai plaku i vrenjtur, me rrudha fytyrës e me zërin e pakësuar, i dërrmuar nga jeta, të vjen afër dhe të thotë me buzëqeshje dhe pak përkitje në shpatull, dukë të lëmuar qafën “qetësohu gjithçka do shkojë mirë”.

Një baba nuk është perfekt. Është njeri që lodhet, harron gjerat, harron datat e lindjes, mbi të rëndon e tërë e kaluara dhe e ardhmja jote.

Një baba gjithmonë do të preferojë t’i lërë të gjithë në shtëpinë e tij të hanë para tij, ai mund të jetë i inatosur me ty, por ai është i etur të zgjohet herët dhe të rregulloj gjërat, duke pritur në divan pastaj një përshëndetje nga ti “mirëmëngjesi baba, a paske pushuar mirë”?

Në rrethanat më të këqija, babai juaj do të jetë gjithmonë aty për të dhënë jetën e tij për të gjithë fëmijët e tij..


ESH


publikime.com

By Emrush