• Sat. Nov 23rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Shënjimi horizontal

ByEmrush

Apr 27, 2024

Ke tejkaluar në vijën e plotë, sipas ligjit të ri gjoba është 200 euro.

Me fal, më fal..

Halo ku është ajo vijë e plotë?

Këtu ishte vijë e plotë, tani më janë shlyer paksa dhe nuk duken….

Ku është faji ynë që vijat janë shlyer???

Merre tiketën…

**

Ne, vendi më proEvropain dhe vendi që aspirojmë standardet Evropiane?

Vuajmë që të dukemi si Evropian. Të dukemi si Gjerman, si Zviceran, Italian, Francez, Austriak, Slloven, Holandez…

Vetëm se çështja nuk është të dëshira e dukja, fakti duhet të jetë të ndjenja?

Aq sa ndjehesh ti Evropian, aq sa punon ti me qenë pjesë e Evropianëve, kulturës dhe standardeve të tyre.

Neve vija të bardha nuk kemi nëpër rrugë, e flasim për çështje madhore megalomane.

Flasim për politika gjeostrategjike, flasim për interesa të shteteve të mëdha, merremi me luftërat që kanë përfshirë botën.

Flasim për standardet evropiane, për rrugët, për lagjet, për sheshet, parkingjet e infrastrukturën e rregulluar, që në fakt kur sheh rregullimin ta zamë në Zvicër, asgjëje nuk mund ti thuash që nuk është në vendin vet, gjithçka është në vend të vetin dhe e punuar në formën e përkryer?

Ne nuk kemi vija të bardh në rrugë.

Në nuk kemi vija të bardhë në qytet.

Nuk dinë njeri sa shirita janë, as në cilin shirit me u rreshtuar. Nuk dinë vozitësi as si të futet në rreth, as si të dilet nga rrethi, gjullurdi hesapi.

Shënjim horizontal (vija të bardha) nuk kemi as në qytete, as në dalje të qyteteve, as në lagje, as në fshatra e vendbanime, as nëpër auto udha që nëse ka diku, ta kuptojmë që janë vendosur para nja 10-15 viteve.

Vija të bardha nuk kemi në rrugë, a e kuptuam çështjen që është një problem tejet i theksuar, në mos me thënë fondamental sa i përket standardeve të komunikacionit?!

Vija të bardha, që për një qytet besoj shumë se më 2000 metra vijë kishte me përmbushur plotësisht ky standard.

2000 metra vijë e bardh, që me kosto do të mund të dilte me përafërsi 13-14 mijë euro?

Po në krejt republikën do të duheshin ndoshta 10 mijë KM vijë të bardha, që do të ishin përmbyllur me 1.5 milion eventualisht 2 milion?

Pra!

Vijë të bardha nuk kemi nëpër rrugët tona!

Për këtë arsye duket ky vend katrahurë, pa rregull në trafik, e pa kulturë në komunikacion.

Milionat shpenzohen në derivate të veturave zyrtare. Milionat shpenzohen në dreka e darka zyrtare. Miliona shpenzohen në përmbushjen e jetëve të personaliteteve udhëheqëse të këtij vendi.

Por ama, për vijë të bardha që do të rreshtonte Republikën e Kosovës krahas standardeve Evropiane të komunikacionit nuk ka miliona.

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush