• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Ekonomia e majmunëve

ByEmrush

Apr 13, 2024

Seç mu kujtua një insert për ekselencë si një prej serive më të pëlqyera në vend “o sa mirë” teksa në një nga orët e ligjërimit me student/e, profa (gjakovari) filloi një ndër ligjëratat e radhës ku i kishte vërë titullin: “ekonomia e majmunëve”!

Cit majmuni..

Çka ka dallim ekonomia e majmunëve prej ekonomisë së njerëzve, pyeti studentin?

Normalisht studenti nuk pati ndonjë përgjigje…

Ekonomia e majmunit është si, si me thënë vazhdoi profa: për dallim prej njerëzve majmuni nuk merr frymë vetëm që me u dallua keshe unë po bëjë diçka?

“Majmuni është shumë dallim i madh nga njeriu. Pra, majmunët dhe ekonomia e majmunëve ndryshon shumë, sepse majmunët funksionojnë në grup. Jo sikur njerëzit. Majmunët kah të shkojnë, shkojnë bashkë, kallaballëk.

D.m.th. janë si bananet”

Gjithë e kam besuar se aktorët janë njerëz të mençur, dhe përgjithësisht kurrë asnjëherë nuk e kam vërë në dyshim këtë besim.

Sepse, nëse shikojmë në kronologji të zhvillimeve artistike, aktorët çfarë debate dhe informata kanë sjellë nëpër filma, seri, telenovela, teatër apo çfarëdo forme tjetër artistike me qindra vite i kanë rezistuar kohës, dhe shpesh herë edhe pas 130 viteve kanë dal të njëjtat fjalë.

Pra, në një formë çfarëdo që thuhet dhe jepet si informacion artistik është e vërtetë në masën më të madhe.

Në shumë raste, në fund të filmit sigurisht e keni hasur ku shkruhet “filmi rrëfen ngjarjen e vërtetë”.

Shkencat ekonomike ku unë mund të flas me kompetencë, përbëhet nga tre sistem kryesore ekonomike: ekonomia e komanduar, ekonomia e tregut të lirë dhe ekonomia e përzier (mikse). Ekonomia e tregut të lirë ka dal të jetë një ekonomi e tregut të lirë si sistemi më i  përkryer kishim më thënë.

Është një literaturë e gjatë ku mund të shpjegojmë nga çështjet ekonomike si tregu, oferta dhe kërkesa. Sido që të jetë shpesh herë kemi bërë me dijë se një ekonomi e mirë, mund të jetë një ekonomi e tregut, ku takohen blerësi dhe shitësi. Hapësira ku oferta dhe kërkesa shpërfaqin bashkë dyzimin e jo shpërputhje.

Siç kishin me thënë: “demokracia nuk është sistemi më i mirë politik e shoqëror, por është sistemi i vetëm i provuar që ka dal më mirë”.

Mirë!

Kthehemi edhe njëherë të aktorët, dhe shpjegimi i tyre përmes sarkazmës edhe humorit për “ekonominë e majmunëve”.

Kishte thënë S.Jobs se: “Nuk ka kuptim ti marrim në punë njerëzit më të zotë dhe profesionist dhe t’u themi se çfarë duhet të bëjnë. Ne duhet të punësojmë njerëz të zotë dhe profesionist pikërisht që ata të na tregojnë së ç ‘duhet të bëjmë”.

Që të mund të operon një ekonomi e suksesshme, duhet ekip, duhen bashkëpunime dhe angazhim maksimal i profesionistëve që kanë njohuri për të tre sistemet kryesore (i lexuat më lartë cilat ishin: ekonomia e komanduar, ekonomia e tregut të lirë dhe ekonomia e përzier, mikse).

Në Zvicër, Gjermani, Amerikë e në shtete tjera, bashkimi i ndërmarrjeve të mëdha është tejet i theksuar, nga ku korporatat kryesore të mëdha janë bashkuar dhe kanë krijuar një treg stabil duke përforcuar ekonominë shtetërore në masat maksimale.

Në Kosovë mbizotëron një ekonomi sharlatane dhe skajshmërisht vetjake, ose në shumë raste e dirigjuar dhe me ndikim nga autoriteti.

Thoshte profesor Hajrullah Gorani i ndjeri: “bizneset në Kosovë janë si shkuma mbi ujë (fluska mbi ujë), një frymë e vogël shkuma tretet, humbet”.

Ekonomia e Kosovës, rritja ekonomike, qëndrueshmëria ekonomike!

Prandaj, si rezultat unë vazhdoj ta pëlqej serialin “o sa mirë” edhe pse nuk është duke u xhiruar më.

Nganjëherë, ose më mirë me thanë shpesh herë, atë që nuk mund ta përkufizojnë ekspertët e profesionistët e fushave shkencore, e plotësojnë artistët.

Siç ishte terminologjia përcaktuese “ekonomia e majmunëve”.

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush