• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Njerëz të njëjtë, qeverisje tjetër

ByEmrush

Apr 8, 2024

Nuk ka pas asnjë mundësi, kudo dhe kah do që ke dal me personazhet që po shpërfaqim në këtë shkrim që nuk kanë folur në kontekstin negativ për këtë qeveri.

Shpesh herë në mënyrë pezhorative (nënçmuese) tipa të këtillë flisnin për ministrat e kësaj qeverie, me theks të veçantë ndaj ministrit të financave dhe ministres së ekonomisë dhe energjisë .

I pari sipas personazhit të apostrofuar është amator, i paftë në menaxhimin e ministrisë, jo profesional dhe skajshmërisht fëmijë.

Si i pari si i dyti, sipas personazhit nuk përfaqësojnë as praktikantin, sepse edhe praktikanti dinë më shumë, shprehnin egër dhe me mllef urrejtjen personazhet!

Më kot krejt ishte orvatja për të mbrojtur apo për të argumentuar të kundërtën, siç kishte me thënë Twein: edhe argumentet e botës nëse i ke, injorantin nuk mund ta bindësh”.

Nejse!

Lajmet e freskëta po tregojnë se këto personazhe qenkan përshirë në qeverisjen e tanishme, dhe në një mënyrë apo tjetër informatat thanë se janë rehabilituar në pozicione tejet autoritative.

Dhe se tani më autoriteti i tyre paska filluar të shfaqet agresiv duke u bërë edhe më “partiak” se ata që ishin nga themelimi i subjektit!

Qysh thonë andej kah Shkodra “u bë më katolik se papa”.

Einstein thoshte: “nuk mund të zgjidhesh problemet me njerëzit që i kane krijuar ato”. Këtu qeverisja e vendit duket se ka çaluar në administrimin e vendit, për shkakun se pushteti, ministri e qeverisja është ndërruar me shumë sukses dhe me ndihmën e shumë personaliteteve e njerëzve që kanë pasur background e reputacion qofte artistik, shoqëror, afarist, profesionist e publicist, pra merita ishte ekipore nuk ishte individuale.

Mirëpo qeverisja, me apo pa qëllim vazhdoi të punoj dhe të qeverisë me të njëjtit njerëz, me të njëjtit kuadro!

Bile, një autoriteti dikush i kishte tërhequr vërejtjen duke i treguar për një nënpunës publik se ai mund të saboton dhe është kundërshtar politik, dhe do të bëjë çmos që ti të dështosh. Autoriteti ju kishte përgjigjur atij: “ne duhet këta njerëz me u mundu me i kthye që të punojnë për neve”, well edhe pse ky individi ishte në kryesinë e një subjekti tjetër rival, hah!

Nejse!

Po thuajse mbi 99% e personelit nuk janë prekur fare. Nuk janë prekur e as larguar as ata që kanë pasur afera korruptive. As ata që kanë keqpërdor pozitën publike në të kaluarën e disa edhe në të tashmen.

Thjeshtë kanë ecur parimit mos të krijojmë zhurmë, ka ndodh çka ka ndodh, lëreni…

Parimi bazë: e kaluar, e shkuar, e harruar!

Por!

Tjetra që është më shqetësuese akoma më shumë se ajo që folëm deri te këta rreshta poshtë, është fakti te këto personazhet tona në fillim.

Nëse e lexove shkrimin deri këtu, e ke kuptuar që esenca e shkrimit është me treguar se mbi 55% (hipotetike) të punësuarave edhe në këtë qeverisje janë marr të njëjtat subjekte politike, pra “profesionist” nga oponenca politike.

Janë marrë kundërshtarët, rivalet politik, jo profesionistët, servilët dhe ata që mund të jenë të infiltruar nga shumë mekanizma, qoftë nga sfera biznesore, dredhitë politike, hipokrizia individuale, sekser afarist, ndërmjetës shantazhues etj.

Prandaj!

Rrjedhimisht siç thoshte një analist, edhe nëse 80% mund ti merr një qeveri, nëse punon me të njëjtët njerëz, të njëjtët kuadro, thjeshtë asgjë e re nuk do të ndodh, përveç retorikave politike.

Situatë e njëjtë..

Sepse Einstein tha me lartë; nuk mund ti zgjidhesh problemet me njerëzit që i kanë krijuar ato, e aq më shumë nëse vazhdon ti ofrosh dhe të punësosh të njëjtët në vazhdimësi.

Le që nuk mund ti zgjidhës problemet e trashëguara dhe të krijuara ndër vite, por për pasojë as nuk mund të përparosh fare!?

Përtej kësaj, nëse keni kohë lexojeni shkrimin sepse pasqyron realitetin e jo drejtësinë, Twain thotë: “ti në mënyrën tënde, unë në mënyrën time, sepse drejtësia nuk ekziston!

[PS: Faleminderit që e lexuat artikullin. ]

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush