• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Lajmet që nuk jepen

ByEmrush

Apr 3, 2024

Sërish te lajmet që nuk jepen.

Universiteti i Prishtinës i ranguar në listën e universiteteve botërore i 3100-ti me radhë, një grup prej disa studentëve arrin të kualifikohet në mesin e pjesëmarrësve i treti me radhë, dhe Kosova eksplodoi nga ky lajm.

Sa mirënjohje e sa ftesa zyrtare. Sa lavdi e sa mburrje për një event që në botën demokratike dhe shtetet me një arsim stabil as që merret vesh bile.

Këto lajme sigurisht që behën jo për ti respektuar studentet e gjorë, por duke u munduar të shpërfaqin një far aktiviteti shtetëror se kinse ka përparime në sektor të caktuar.

E ku promovohet ky përparim e ky sukses!

Në një nga institucionet e arsimit superior në vend, ku shumica e profesorëve kanë dal të ketë tituj të fituar përmes plagjiaturave (55% nuk i justifikojnë titujt akademik).

Një pjesë tjetër e profesorëve janë nën hetime për keqpërdorim të pozitës së tyre, qoftë ngacmime e qoftë zvarritje e neglizhencë në ushtrimin e profesionit të tyre.

Atëherë kënd lavdërojmë ne, shtrohet pyetja?

Cila është pozita zyrtare sot e Kosovës në arenën ndërkombëtare?

Cila është sot pozita zyrtare e Universitetit e universiteteve të Kosovës?

Garat nuk ndryshojnë e as nuk mbulojnë rrjedhën e rënies drastike të cilësisë në arsim.

As nuk përmisojmë e avancojnë shkencën, cilado qoftë forma akademike.

As nuk i bëhet nder atyre studenteve, për shkakun se ata nuk janë të vetëdijshëm se autoriteti i përdor për politika ditore, sepse thjeshtë duket që nuk ka punë më të mëdha!

Punët e mëdha të vendit i kshyrë Amerika…

Nejse!

Zhvillim i mangët i vendit, stagnim i plotë ekonomik, ikje e njerëzve nga vendi, rënie drastike e biznesit, tkurrje e të ardhurave familjare, e ne bëjme top lajm garat që zhvillohen nëpër botë, e që në fakt edhe në këto gara kemi paguar me taksat tona.

Kangaro, garat matematikore, garat shkencore, fizikë kimi, mjekësi, histori etj., mbahen nëpër botë, ku të mbushet e-maila me ftesa të tilla, në vecojmë një prej tyre.

Konsum ditor politik, tek e fundit asnjë ngjarje tjetër nuk është kah zhvillohet më në këtë vend.

Si thotë populli “veshët në krah”!

Kur, çfarë dhe si do të bëhet..

Mos të harrojmë!

Mbi të gjitha, humbje e shpresës, humbje e kohës!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush