Çfarë hipokrizie.
Çfarë njerëz hipokrit.
Çfarë institucione hipokrite…
Shpenzohet shuma të maje gjithandej duke manifestuar e duke organizuar dreka e darka të ndryshme nëpër restorante.
Organizohen evente, tryeza e tribuna, ndahen mirënjohje, thirren nëpër institucione nga hierarkia më e lartë e shtetit mësues e gra për ti thënë kinse po ju respektomë në ditët e veçanta të tyre.
Gjithçka në ketë vend po ecën me “kinse” (kishe), askush nuk çan kokën sa primitivë dalin para personaliteteve që një jetë i kanë kushtuar edukimit dhe shkollimit brezave të ndryshme në ketë vend.
- Mijëra mësues, profesor e pedagogë mëzi arrijnë të rrumbullakojnë muajin nga shpenzimet enorme që kanë përfshirë fëmijët e rëndomta në këtë vend.
- Mijëra mësues, profesor e pedagog përballën me padrejtësitë që ju ndodhin nëpër shkolla dhe institucionet arsimore ku punojnë, e askush nuk qan kokën për ta.
- Mijëra mësues, profesor e pedagogë sorollatën gjyqeve të republikës duke kërkuar të drejtat e tyre që ju shkelen pikërisht nga këta që sot mëtojnë të dalin në anën e mësuesit, profesorët e pedagogët për ti respektuar kinse (kishe).
- Edhe pse respekti dhe nderimi më i madh për ta do të ishte një rregullim sociale i mirëqenies së tyre, një ndarje e drejtësisë dhe parandalim të problemeve që ju shkaktohen nga militantë partiak nëpër kolektive të ndryshme të shkollave.
- Mësuesi, profesori e pedagogë akoma vazhdon të drejtën e tyre ta realizon përmes gjykatave duke detyruar shtetin që paguajë përmes përmbaruesve shkeljet ligjore që kishin bërë me rastin e: pagesën e shujtave, pagesën e transportit, pagesën në përgatitjen profesionale, pagën jubilare etj.
- E krejt këto shpenzime mësuesi, profesori e pedagogë duhet ti përjeton në skamjen e vet, për të arritur të marr atë që i takon me ligj, dhe me kënd përballet në GJYQ, me këta që po shpërndajnë mirënjohje e po i thërrasin nëpër ahengje.
- Shkolla të tëra gjithandej nëpër Kosovës bashkëjetojnë kolegiatet të tmerrshëm në raportet e tyre, ankesa, avokatë, procese gjyqësore, kacafytje, fyerje e sharje e këndej kur vjen dita e mësuesit apo dita e shkollës hajde po dalim në restorant, apo po shkojmë në ekskursion.
Çfarë disbalanci moral, etik e intelektual!
Pse shtiremi se gjithcka eshtë në rregull, kur nuk është duke funksionuar pothuajse asgjë, është fyerje për inteligjencën?!
Pse orvatemi ti krijojmë përshtypje që gjithçka është në rregull?!
Për gruan dhe të drejtën e saj nuk po flasim e nuk po shkruajmë më shumë!
Se pak mos me pas frikë krejt i mbysim, sa për kulturë e traditë, tybe me pas mundësi nuk i lajmë as frymë me marr, ose nëse i lejojmë frymë me marr i detyrojmë me pagua?
Dëshira me dëmtuar një grua vjen nga e njëjta qasje si e qytetarit, si e institucionit, si e policit, si e gjyqtarit, si e autoritetit.
Tipike shqiptarçe, të dobëtin atë të cilin mundesh shkele dhe përçmojë!
Tradita vazhdon….
____
ESH
____________
publikime.com