• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Inside the White House Program to Share America’s Secrets

ByEmrush

Mar 2, 2024

Me datën 17 maj 2022 KM Kurti ishte pritur nga këshilltari i sigurisë kombëtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jake Sullivan.

Pritja ishte në bërë ambientet e Shtëpisë së Bardhë, një foto të përbashkët që tregonte takimin e tyre ju kishin shpërndarë mediave ku prapa shpinës së tyre dukeshin disa shkallë që qonin në katin e dytë.

Opinioni publik asokohe nuk kishte informatën e duhur se si ishte pritur KM i Kosovës në ShBA, porse opinionist dhe portale të ndryshme kishin shkruar se ai është prit në mënyrë formale dhe krejt shkurt. Thuhej se KM i Kosovës u prit te shkallët nga një person i një rëndësie të vogël në administratën Amerikane.

Mars 2024, 21 muaj më pas Revista Amerikane TIME sjell artikullin e sa nën titullin “Inside the White House Program to Share America’s Secrets” (Brenda shtëpisë së Bardhë, programi për shpërndarjen e sekreteve Amerikane).

TIME: why they’re telling everyone what america’s spies know THE SECRET SHARERS.

Kopertina e TIME-s hedh dritë mbi prapaskenat e reagimit të ShBA-ve ndaj Serbisë dhe ngritjes ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën.

Artikulli gjeneron të dhëna të pathëna më parë. Kryesisht shtjellon çështjen e përgatitjes së forcave serbe për pushtimin e Kosovës, e jo vetëm aneksimin e një pjesë të territorit si flitej. Luftën e Ukrainës dhe pushtimin e saj nga Rusia. Çështja e Tajvanit. Inteligjenca Artificiale dhe zbatimi i saj në hapësirë, raportet Amerikane dhe aleatët e saj, armët bërthamore të Rusisë, Kina, ndalimin e furnizimit me armë të Houthi-t, lufta izraelito palestineze etj.

Pasditen e 27 shtatorit, një ekspert i Ballkanit në Shtëpinë e Bardhë mori një telefonatë shqetësuese nga një agjenci e inteligjencës amerikane në terren. Forcat serbe po grumbulloheshin përgjatë gjatësisë së kufirit të vendit të tyre në kufi me Kosovën, ku NATO ka mbajtur një paqe të pakëndshme që nga lufta e përgjakshme e shkëputjes se Kosovës në vitin 1999. Tri ditë më parë, dhejtëra serbë të armatosur kishin vrarë një polic kosovar në një sulm. Tani Serbia po vendoste armatim të rëndë dhe trupa. “Ne ishim shumë të shqetësuar se Serbia mund të përgatitej për të nisur një pushtim ushtarak,” thotë një zyrtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC).

Pyetja ishte çfarë të bëhej për këtë?

Përqendrimi i administratës Amerikanë tani më kishte kaluar në tema më të rëndësishme dhe të mëdha në botë.

Muaj të tensioneve në rritje në një cep të largët të Evropës Juglindore nuk kishin marrë shumë vëmendje në media. Përpjekjet diplomatike të Britanisë së Madhe, Italisë dhe vendeve të tjera me trupa në terren në Kosovë nuk kishin arritur të qetësonin situatën. Në Uashington, vëmendja u përqendrua te kaosi në Kongres; në pjesën më të madhe të Evropës, prioriteti kryesor ishte ndarja e mbështetjes së vazhdueshme për Ukrainën. Kështu, si pjesë e një përpjekjeje për t’i bërë presion Serbisë që të tërhiqet, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan miratoi një kërkesë nga ekipi i tij në Evropë për të de klasifikuar elementët e grumbullimit serb për publikim.

De klasifikimi i lëvizjeve të trupave serbe është një shembull i një qasjeje të re të Shtëpisë së Bardhë për përdorimin e inteligjencës që është rritur nga reagimi i SHBA-së ndaj luftës në Ukrainë. Duke filluar nga vjeshta e vitit 2021,spiunët amerikanë u bindën se Serbia po përgatitej të pushtonte Kosovën. Sullivan punoi me Drejtorin e Inteligjencës Kombëtare, Avril Haines dhe drejtorin e CIA-s, William Burns, për të “ulur” detajet e klasifikuara të lëvizjeve të Moskës. “Ne ishim ulur dhe po shqyrtonim këtë informacion shqetësues,” thotë Maher Bitar, koordinator i NSC për inteligjencën dhe politikën e mbrojtjes, “dhe ne duhej të dilnim përpara se çfarë do të bënin rusët.”

Qendra e Inteligjencës Amerikane në rrugën e kthimit nga Rusia, ekipi i SHBA informoi E.U. dhe partnerët e NATO-s me një prezantim më të detajuar të inteligjencës. Evropianët ishin skeptikë. Francezët, Gjermanët dhe të tjerët thanë: “Ju djema gjithmonë reagoni me tepri ndaj këtyre gjërave. Rusia ka shumë për të humbur”, thotë një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane, e rëndësishme është ti mbyllen vatrat tjera të krizave.

Drejtoria e Inteligjencës NSC redaktoi detajet sekrete të grumbullimit për të errësuar burimet dhe metodat pas inteligjencës. Më pas e dërgoi kërkesën në zyrën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (ODNI) në Virxhinia Veriore përmes emailit të klasifikuar. Më 29 shtator, pas një përleshjeje dyditore për të pastruar deklasifikimin, zëdhënësi i NSC John Kirby thirri një telefonatë të paplanifikuar të Zoom me anëtarët e trupit të shtypit të Shtëpisë së Bardhë. Kirby dha informacione të reja për sulmin e 24 shtatorit ndaj oficerit të policisë kosovare dhe dha lajmin për dislokimin e fundit serb, duke zbuluar se ai përfshinte artileri të avancuar, tanke dhe njësi të mekanizuara të këmbësorisë.

Ndërsa presioni u rrit, vendet evropiane iu bashkuan SHBA-së në ushtrimin e presionit të ri diplomatik ndaj serbëve dhe Britania e Madhe njoftoi një dislokim shtesë të trupave në Kosovë. Brenda pak ditësh, trupat serbe filluan të tërhiqeshin.

Çfarë bëri që të detyrohet ushtria serbet të tërhiqet?

Senzizibilzimi i problemit bëri që mendonim se krerët e shtetit të Republikës së Kosovës janë “çmendur” kur thoshim se po përmendin vetëm luftën!

Siç thotë zt.Sullvan “Muaj të tensioneve në rritje në një cep të largët të Evropës Juglindore nuk kishin marrë shumë vëmendje në media. Problemet sporadike që shkaktoheshin kohë pas kohë nuk i kishim marr shumë seriozisht.

Përpjekjet diplomatike të Britanisë së Madhe, Italisë dhe vendeve të tjera me trupa në terren në Kosovë nuk kishin arritur të qetësonin situatën.

Në Uashington. Në Uashington thotë ai: vëmendja u përqendrua te kaosi në Kongres, kongresi duhej bindur për paketën e ndihmave ushtarake dhe financiare për Ukrainën, si për ne po ashtu për pjesën më të madhe të Evropës, prioriteti kryesor ishte ndarja, rreshtimi dhe koordinimi i mbështetjes së vazhdueshme për Ukrainën.

Rrjedhimisht sa më shumë që mbahet çështja e Kosovës e mbyllur karshi kërcënimeve të vazhdueshme serbe, aq më e rrezikuar është republika e Kosovës.

Kosova duhet të mbajtur në agjendat ndërkombëtare si një palë që është e interesuar për zhvillim ekonomik, bashkëpunim rajonal, siguri dhe paq më fqinjët.

Kosova duhet të jetë zëri i saj, dhe autoritet duhet ta përfaqësojnë atë në forma reale duke u bazuar në zhvillimet në terren.

Ne ishim shumë të shqetësuar se Serbia mund të përgatitej për të nisur një pushtim ushtarak të Kosovës përfundoi zyrtari i lartë i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të ShBA-ve.

Me gjithë kronologjinë e ngjarjeve që prapaskenat e shërbimeve inteligjente Amerikane tregojnë për shqetësimin e tyre nëse Serbia po përgatitej për pushtimin e Kosovës, ne megjithatë pinim kafet qendrave të qyteteve të Kosovës ditën, dhe në mbrëmje shijonin debatet televizive pro-et-contra se kush e ka mirë e kush keq!

Të tjerët shqetësohen dhe kujdesen për veprimet e armikut kundër shtetit tonë dhe ruajtjen e kësaj republike.

Ne me rëndësi bëjmë opozitë.

Artikulli i plotë gjendet në X, TIME.

By Emrush