• Sat. Nov 23rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Qytetarët e Kosovës të fundit në posedimin e veturave

ByEmrush

Feb 24, 2024

Për që është në rënie standardi jetësor i shqiptarëve të Kosovës kjo nuk ka diskutim. Me të tilla vështirësi po përballemi edhe vet, sepse jemi pjesë e cilës do çështje apo zhvillimi shoqëror e ekonomik ndodh në ketë vend.

A po vazhdohet të pasurohet vetëm një pjesë e qytetarëve të vendit edhe kjo duket që nuk ka diskutim.

Pra, rritja e varfërisë në mesin e qytetarëve sa vjen e rritet, dhe këtë po ashtu po e thonë organizatat ndërkombëtare, se ne po vazhdojmë të vet lavdërohemi mbi rritjen ekonomike, për mirëqenien sociale e kësi gjëra të kota pa lidhje.

Në ditët e sotshme vetura nuk është më vetëm luks, por është nevojë, është jetë më një fjalë!

Shqiptarët janë të fundit në rajon, siç rëndom ndodh në të gjitha sferat, nuk besoj që diku jemi të parët, normalisht për gjëra pozitive, se në përdorimin e veturave faktikisht jemi të fundit krahasuar me shtetet tjera fqinje.

Përdorimi i veturave është tregues i një ekonomie të lartë të një vendi, dhe kjo direkt shpërfaq gjendjen e mirë ekonomike e sociale të qytetarëve.

D.m.th., malazezët dhe serbët në çdo 1 mijë banor, 369 respektivisht 344 prej tyre kanë veturë.

Bile standard më të mirë në posedimin dhe përdorimin e veturave paskan edhe Maqedonët e Boshnjakët.

Normalisht, shqiptarët të listuar në fund, andej e këndej kufirit.

Në 1 mijë banor shqiptarët e Shqipërisë kanë 226 qytetarë veturë, kurse në 1 mijë banor shqiptarët e Kosovës 182 prej tyre kanë veturë.

Me rëndësi nuk po vidhet!

Disi një miku ynë një ditë bëri një pyetje interesant?

A nuk dinë me kalkulua autoriteti që nëse mirëqenia e qytetarit është ne nivelet evropiane, dhe gjendja ekonomike e tyre shkon krahas atyre në Evropë, i pari që përfiton nga kjo situatë është vet SHTETI.

Njëjtë bre vazhdonte dosti ynë: si zvicerani po ashtu edhe shqiptari. Zvicerani darkonte në restorant, shqiptari darkonte në restorant.

Zvicerani shkonte në tualet, shqiptari shkonte në tualet!!
Atëherë pse kjo diskrepancë kaq e thellë shoqërore, sociale e ekonomike?!

E pse me jetuar më mirë pra: malazezi, serbi, Maqedoni, gjermani, italiani, kroati, hungarezi, francezi, pse hajt?

Si me jua shpjeguar fëmijëve këtë dallim?!
Njeri për njeri…, i dëshpëruar dhe sa vinte e bëhej më nervoz dosti, duke thënë që e përfundova unë, nuk flas më?

Mos fol, mos fol…

Leje, mjafton!

Shqiptarët janë të kalitur në jetën prej skllavi, ne nuk jemi mësuar me qenë të pavarur, gjithnjë jemi edukuar që një me shtagë mbi kokë të na dirigjoj jetën?!

Gjithkund, gjithkah!

Të fundit.

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush