• Sat. Nov 23rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Shqetësimi për ikjen e njerëzve

ByEmrush

Jan 22, 2024

Çdo shqetësim, apo ngjarje që kërkon zgjidhje si pikë e parë do duhej identifikuar problemi dhe rrethanat se pse dhe si na ofrohet si problem çështja?

Pasi të kemi identifikuar atw, do të përdorim pastaj mekanizmat dhe mënyrën më të drejtë dhe efikase për të zgjidhur shqetësimin apo problemin më të cilin kemi hasur?

Nëse në Kosovë pas amullisë së gëzimit dhe marrjes së lëvdatave mbi liberalizimin e vizave, kur u zgjuam në mëngjes po shohim se si thuhet secila anë pozitive e ka edhe anën negative, apo si njihet ndryshe “thikë me dy teha”.

Njerëzit po ikin….

Pra.

Ku mbetëm, po!

Te liberalizimi dhe mundësia që njerëzit të ikin nga vendi me lehtë, bile fare lehtë!

Në 2016 në një tryezë të organizuar nga autoritetet e BE-së (Bashkimit Evropian) që mbahej në Munih të Gjermanisë, për të mos u zgjatur shumë, flitej për migrimin e popujve dhe lëvizjet e tyre në Evropë, por me theks të veçantë Ballkani, duke përfshirë shtetet si: Rumania, Moldavia, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia, Kosova, Serbia, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja.

Fakti ngeci te Shqiptarët, sepse shqiptarët pavarësisht rrethanave kërkojnë azil, kërkojnë strehim duke argumentuar veprimin e tyre si çështje ekonomike, çështje kërcënuese, ikje nga hakmarrja, e të tilla veprime.

Nëse statistikat po tregojnë që masiviteti i ikjes së shqiptarëve po behët dukuri shqetësuese, duhet marr me problemin.

Nëse kompanitë qofshin ato ajrore, qofshin transportuese, nëse po japin shënime duke treguar që masiviteti i ikjes është shqetësuese, duhet marr me problemin, dhe po ashtu duhet falënderuar ata që po bëhen pjese e sensibilizimit duke shpërfaq ikjet e njerëz nga vendi.

Nuk duhet sjellur në forma megalomane, sepse ne po jetojmë këtu, dhe si rrjedhojë po shohim njerëzit e familjes së ngushtë, shoqërisë, rrethit, komshisë, qytetit, njerëzit po ikin.

Po ikin, dhe një pjesë e tyre po ikin pa ndonjë qëllim dhe drejtim të caktuar, thjeshtë ikin nga republika.

Për këtë republikën që mundi, djersa, gjaku, pasuria e sakrifica nuk është ndalur për mijëra vite të ekzistencës së shqiptarit.

Te ne, nëse e identifikon problemin, në vend që autoriteti të merret më çështjen, ai të bën fajtor duke të akuzuar se pse po e shpërfaq (hallakat) problemin, kshyrë ti.

Çështja e ikjes së njerëzve është komplekse dhe shumë serioze, kjo donë trajtim, dhe duhet trajtuar!

Rrugët, asfalti, makineria, armatosja, stadiumet, projektet kapitale, sheshet do të mbulohen vetëm me hijet e pemëve dhe do të jenë plotësisht të padobishme dikur.

 Prandaj, nëse jemi ekzaltuar mjaftueshëm me liberalizimin e vizave, a mund të merremi tash me fenomenin e ikjes së njerëzve?

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush