Asnjë projekt nuk mund të konsiderohet serioz në planifikimet e tyre nëse ato bëhen jashtë mandatit qoftë qeveritar qendror, qofte atij komunal e lokal.
Për shkakun se vazhdimësia e projekteve nuk determinon medoemos politikat e partive që në programet e tyre kanë divergjenca të theksuara!?
Prandaj, konstatohet me të drejtë se projektet që realizohen si premtime të dala nga fushatat zgjedhore, mund të konsiderohen si përmbushje e premtimeve në interesin e qytetarëve.
Praktikat si këto që: qeveri të ndryshme komunale e qendrore përmes elementeve dhe grupeve të krijuara enkas për promovime të këtilla të caktuara që bëjnë planifikime të për zhvillimin e vendit në përgjithësi, apo qytetit në veçanti, e që del jashtë kornizave të kompetencës së tyre që një qeveri komunale apo qendrore bën jashtë mandatit të tyre, jo që nuk konsiderohen serioze, por dalin edhe shumë qesharake për opinionin dhe amatoreske njëkohësisht!
Një miku im kishte me thënë ta fyejnë inteligjencën profesionale, bile mund të hamendësojnë për një çast me mendua edhe migrimin!
Me ik krejt, si me thënë!
Sepse pastaj po krijohet percepcioni që krejt jemi të këtillë, dibiduza!
Njëherë patëm thënë se si të shihni publikisht apo dëgjoni politikanët duke thënë se ky projekt kushton 1 milion, 2 milion, 10 milion, 20 milion nuk është bë fare studim e aq më pak projekt detajues, këto janë vetëm premtime të ardhura si projekte fiktive, të paqena, dhe do të konsiderohen plotësisht dekor për qëndrim në pushtet!?
Kliko linkun: https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid02uenAWFTCZosBQeUpXRF3dDouxExuPUEyiatW2ntWwtQmp9KkbTZUaqemRC7pf59rl&id=100006685232491&mibextid=YxdKMJ
Këso strategji, planifikime, projekte zhvillimore afatgjate e gjëra të këtilla që nga pas lufta kemi parë, biles njëherë në një komunë kishin qëndruar në Durrës duke hartuar planin zhvillimor 2015-2030, dhe që përveç atyre shpenzime të kota nga taksat e qytetarëve të gjorë, asgjë dhe kurrë nuk ishte arritur të implementohet.
Një miku im sot e dha një ide interesant!
Mos investoni more më në çerdhe se nuk ka me pas fëmijë më për ti mbushur ato, lufta do të duhej bërë nëse arrijmë të mbajmë në vend moshat mbi 45 vjeç!
____
ESH
___________
publikime.com