• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Bisedimet shqiptaro-serbe dhe përfitimet e qytetarëve

ByEmrush

Nov 6, 2023

Praktikisht….

Asgjë nuk përmison jetën tonë në sferën as sociale e as ekonomike e shoqërore nëse serbët në veri do të pajisen me targa RKS, apo nëse ata do të përdorin targat me stikersa apo pa ta.

Statusi ynë social e ekonomik nuk ndryshon nëse tërë struktura shtetërore merret me dialogun me Serbinë, edhe atë me theks të veçantë tërë koha e qeverisjeve për sa vite bëhet vetëm për mirëqenien ekonomike e sociale të serbeve në veri dhe të gjithë serbëve brenda territorit të Republikës.

Pata dëgjuar një gjerman (emër i njohur për redaksinë) njëherë tek ishte në vizitë në Kosovë kur thoshte se në përgjithësi popujt në Ballkan janë tejet të politizuar.

Disi ne që merreshim me studimet dhe specializimet postdiplomike në Munich, thoshim serbët, fjala është për serbët garant.

Jo!

Sot mund të konkludojmë se qytetarët e Republikës së Kosovës janë skajshmërisht të politizuar, e për rrjedhojë pastaj politika po i shpërdor ata për qëllime të tyre që duket se ata i kanë vënë vetës një target, qëndrimi ose ardhja në pushtet.

Shqiptarëve jeta nuk iu është përmisuar asgjë, bile me intencë të rritjes së përkeqësimit në shumë segmente, rënie ekonomike familjare, humbje e shpresës, zhgënjim dhe përgatitje për ikje nga vendi.

Dhe shqipet sërish janë të gatshëm të durojnë politikat që kryesisht behën mbi parimin për t’ju rregulluar serbëve jetën.

Dhe …..

Serbët marrin nga dy paga, një nga buxheti i Kosovës një nga ai serb.

Serbet nuk paguajnë fatura të energjisë elektrike.

Serbët nuk paguajnë asnjë lloj fature që janë komunalie.

Serbët nuk paguajnë doganë për vetura, veç a po e regjistron.

Serbët nuk paguajnë as TVSH e asnjë lloj takse, vetëm a po e regjistron veturën.

Dhe si përfundim, në shqiptaret të gjitha këto ju paguajmë me djersën, mundin dhe gjakun tonë.

Sërish në fund të fundit…..

Kush ka me fitua hey?!

Dihet…

____
ESH

____________
publikime.com

By Emrush