Diku më kishte ra me lexua një koment interesant gjatë tensioneve në veri të vendit, në kohën kur qeveria e Kosovës kishte filluar aplikimin e targave serbe në territorin e Kosovës për ndalimin e targave me regjistrime të qyteteve të vjetra kosovare.
Tensionet në mes autoriteteve kosovare, banorëve dhe bandave serbe, sa që kishte ndërhyrë edhe KFOR-i e posaçërisht ndërhyrja e HUMM-vijave amerikane që u duken në kufi, bëri që rreziku që kanosej në atë kohë për hyrjen e krimineleve të ndalohet për momentin.
Njëri kishte komentuar: “mjafton ushtarët amerikane vetëm një palë çizme me i lënë në kufi, dhe gjithçka është në rregull”. Kjo me demek çizmja e ushtarëve amerikan është tmerr për serbët, dhe kështu që ata zmbrapsen.
Siguri për Kosovën!
Kjo ka logjikë, dhe mund të konsiderojmë të vërtetë plotësisht!
Pra!
Që nga pas lufta, rruga që lidh Gjilanin me Ferizajn është në gjendje mjeruese, dhe kjo sikur të ishte vetëm për banorët shqiptar dhe etnitë tjera që frekuentojnë në këtë aks rrugor!
Në këtë rrugë ishte vendosur kampi me i madh Amerikan në Ballkan, kampi Bondsteel.
Në një sipërfaqe më e madhja prej kampeve tjera të KFOR-it të vendosura në vendin tonë, kampi Bondsteel vazhdon edhe sot pas 24 viteve të jetë siguria pothuajse e vetme e Republikës dhe shtetit tonë.
Shtrohet pyetja çfarë bëmë ne për ta?
Asgjë, përkundrazi shpesh herë jemi bërë pengesë në zhvillimin e aktiviteteve të tyre. Me harrnimet e kohëpaskohshme që bënin qeveritë një pas një nga paslufta, krijoheshin radhë dhe kolonë të gjata, se që kurrë asnjëherë nuk mund të kalkuloje në kohë arritjen në destinacion.
Këtë ndjesi dhe përvojë besoj që edhe ushtarët Amerikan e kanë pasur!
Çfarë do duhej të bëhej seç pyeti një miku ynë sa ishim duke pirë caffet e nxehta në njërën nga kafitërinë e qytetit?
Njëzëri u konkludua se kjo rrugë jo që do të ishte përmbyllur deri tashmë, por ajo do të duhej bërë rrugë nacionale dhe me një interes të një rëndësie të veçantë për shtetin e Kosovës, ajo do duhej bërë 4 korsi po se po.
“Ore ai miku tjetër ndërhyri në bisedë, sa që nuk e ka zakon shumë të përfshihet në biseda, më shumë preferon të dëgjoj, kur ka çka të dëgjoj shtoi: “një korsi në të djathtë një të majtë do të duhej bërë enkas për ushtrinë Amerikane.
Nejse!
Kjo rrugë përtej kësaj mban emrin e djalit të presidentit Amerikan Joe Biden, Joseph R.”Beau” Biden.
Njeriu më të fuqishëm në botë dhe mikut të madh të shqiptarëve, plus kësaj krijuesi i shtetësisë sonë dhe ruajtësi i etnisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Mos u shqetësoni për ata që ju urrejnë. Ata thjesht janë të zemëruar sepse e vërteta që ju flisni bie në kundërshtim me gënjeshtrën që ata jetojnë, kishte përsëritur Samuel Li.
Botë praktike edhe kjo!
____
ESH
____________
publikime.com