• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Investimet zvicerane në Kosovë

ByEmrush

Sep 20, 2023

Si është ajo thënia “on the way”!

Pra, shumë kompani zvicerane duket që janë në rrugën për investime në Kosovë.

Çfarë duhet të bëjmë ne?

Në duhet të kryejmë detyrat tona, të ruajmë fuqinë punëtore, të rrisim kapacitetet në drejtimet profesionale, si dhe të shtojmë profesionistët nëpër këto shkolla!?

Investimet më të mëdha duhet të behët në arsim, dhe për rrjedhojë të kësaj shumë gjeneratat që tashmë nuk mund të përshtaten më rrethanat e krijuara në tregun global, duhet gjetur një vend pune tjetër, apo edhe duhet menduar në një pension të parakohshëm!

Si arrihet kjo?

Duke pakësuar numrin e shkollave teorike, të quajtura shkolla të thata, e duke investuar me shumë në shkollat profesionale!?

Shkollimi shkencor duhet të klasifikohet, dhe identifikimi i talenteve dhe tipave shkencor të vërehet më herët, pastaj duke ju mundësuar atyre ambiente më të përshtatshme për studime, e jo siç është sot ta zam më shumë shkolla që akoma vazhdojnë fëmijët ti frekuentojnë ato shkolla pa ditur nëse janë për shkollim të mëtutjeshëm apo jo?

Si dhe mos të harrojmë?

Dy punësimin duhet ndaluar!

Çështjet arsimore duhet të kenë një përkushtim më të madh nga shteti, paga më të larta dhe trajtim të barabartë duke respektuar profesionistët, e jo duke ua shikuar kohën që është punëtor në atë shkollë?!

Në duhet të japim shembull se në ketë vend nuk vidhet?!

Në ketë vend nuk mbahet vendi i punës në institucionet shtetërore vetëm për të marr një pagë?

Profesionistët dhe ata që janë të përkushtuar të ruajnë dhe të rrisin mirëqenien ekonomike e sociale të këtij vendi, duhet medoemos të ju jepet mundësia?

Çka është mjaft, është mjaftë?

Dibiduzat në shpi pls!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush