Tërë kauza politike me i varë shpresat nëse të huajt po e rrëzojnë nga pushteti një qeveri që e ka sjell vota e qytetareve është absurde!
Bilës, me qëndruar në shpresën se Amerika po e zgjeron listën e zezë, dhe po i hapet rruga ardhjes në pushtet politikës kundërshtuese të qeverisë, me duket papjekuri dhe qyqarllëk ekstrem!
Me luajtjen e kësaj karte, siç duket tërë antologjia e të krekosurit se ishim në që e banëm shtetin, ne shtruam rrugën, në ndërtuam autostradat, në ngritëm republikën, në krijuam ushtrinë e policinë, po hidhen poshtë me një lehtësi, dhe po hiqet dorë nga e kaluara e “lavdishme” duke treguar pafuqinë kundrejt një qeverie që duket se populli po e mban në këmbë!
Disa javë më parë, na kujtohet që Eskobar kishte thënë se do ta bëjmë asociacionin edhe pa qeverinë dhe autoritet në Prishtinë. Ne do ta bëjmë asociacionin edhe me shoqërinë civile e akteret tjerë që pranojnë të jenë pjesë e shtensionimit të situatës në Kosovë.
Dikur pak më vonë doli se: të gjitha pa dallim kishin pranuar që çfarëdo që kërkohet nga Eskobari do të pranojmë, të gjithë duke nisur nga rivaliteti politik opozitar, spektri i gjerë politik e publik, analistë e opinionist të “rryer” të çështjes kombëtare.
Por, kjo doli të jetë krejt huçje. Sepse nuk ka një shtet në botë, e aq më pak Amerika që do të del kundër një qeverie që eshtë sjell në pushtet nga një shumicë qytetare, e për rrjedhojë luftimi i saj me metoda likuiditeti politik, vetëm sa do të rriste mbështetjen për ta.
Prandaj, nuk të trason rrugën drejt majës së pushtetit askush, duhet vetë si na thoshin këtyneherë neve në studime, “duhet me nxeh karrigen vet”.
Shpresat e varura mbi fuqitë tjera, as nuk kanë sjellë ndonjëherë dobi, e as sukses!
Duhet besuar se: aq punë sa për të ardhur sërish në pushtet është bërë në të kaluarën në këtë vend.
Prandaj për këtë arsye nuk ka nevojë të priten ndëshkimet e bashkësisë ndërkombëtare për të ardh në pushtet garnitura e vjetër qeverisëse, ajo duhet të kthehet në pushtet në saje të punëve të mëdha dhe të mira që kishte realizuar në të kaluarën!
Një mundësi ekziston ndoshta, nëse përnjëmend fillojnë figura të reja dhe politika fleksibile dhe atraktive që shfaqen në horizont, atëherë ka shpresë se mund të ndryshohet diçka në taborin opozitar, përndryshe?!
E kjo shihet që është akoma larg, shumë larg!
Ka një parim Amerikan se asnjëherë nuk ka armiq të përhershëm, ashtu siç nuk do të ketë miq të përhershëm!
____
ESH
____________
publikime.com
[PS: Foto ilustrim: ata qeshin me mua sepse unë jam ndryshe, unë qesh me ta sepse janë të gjithë njësoj.]