Sot, në mbarë Republikën e Kosovës po mbahej testi i maturës, duke përfshirë të gjitha klasat e 12-ta në të gjitha shkollat e mesme të larta.
Tre (3) vite përgatitet një nxënës në ekonomi, gjimnaz, inxhinieri, mjekësi, art, muzikë e shkolla profesionale, dhe në fund shteti i fut në një test të njëjtë për të gjitha profilet.
Si nuk doli një mendje e ndritur në ketë vend akoma dhe të kupton se, ne nxënësit i profilizojmë nga klasa e 10 për të vazhduar me 11 e 12, në një profil, profesion të caktuar dhe në fund ai duhet ti nënshtrohet një testi me pyetje që fare për këto tre vite nuk i ka mësuar!
Një ekonomisti ka për tu përgjigjur pyetjeve nga mjekësia, pyetjeve nga inxhinieria, pyetje nga matematika e nga arkitektura, e makineria, nga arti e muzika.
Ose një nxënësi nga muzika, do ti duhej nënshtruar testit me pyetje nga teknologjia, juridiku, elektronika etj.
Investimet milionëshe bëhen në shkolla profesionale, investime në shkolla shkencore, mjekësore, shkolla nga bujqësia, ekonomia, tregu i punës, industria e prodhimit, dhe në fund testi bëhet për të gjithë i njëjtë.
Praktikisht, të ne e njëjta gjë po ecën që sa vite, që duket se shfrytëzohet një kohë për së koti krejtësisht.
Ai që ishte në shkollë të mjekësisë do të duhet ti nënshtrohej një testi që ka të bëjë më profesionin e tij. Ai nga ekonomia do duhet ti përgjigjej pyetje që vijnë nga lëmia që ai i ka mësuar për tre vite, pra ekonomisë.
Një inxhinieri, një arkitekti do duhej ti nënshtroheshin pyetjeve çfarë lidhen me profesionin e tyre, nga shkollat e artit pyetjeve që i kanë akumuluar nga dija prej 3 viteve, atyre nga muzika e kështu me radhë.
Pse, do të duhej të ishte kështu?
Një shembull tipik dhe konkret.
Një nxënës shkon për 3 vite në gjimnaz, dhe vjen një moment që i duhet një certifikatë për një profesion të caktuar (lloj zanati me dokument), ai do të detyrohet të shkon në shkollat profesionale të pajiset më një certifikatë të tillë, dhe të ecën për Gjermani.(edhe kjo krejt padrejtësisht i mundësohet, sepse e merr ketë certifikatë për 3 javë, mësimi jo formal)
Diçka nuk shkon këtu?
Ja nuk është sistemi në rregull. Ja politikat e mësimdhënies. Ja qeveria.
Ja shteti si tërësi ka dështuar në përgatitjen e një tregu të mirë të punës, ku do të zhvillohej një konkurrencë në mes profesionistëve të ardhur nga shkollat e mesme.
____
ESH
____________
publikime.com