Retorikat që në Ballkan dominojnë në akseptin pezhorativ se: po që s’je nacionalist dhe nuk shfaq urrejtje ndër fqinjësore kundrejt popujve tjerë, nuk mund të fitosh e të vish në krye të një shteti, e për rrjedhojë nuk mund as të mbijetosh si një politikan.
Kjo dukur më shumë shpërfaqet në opinion shqiptar në Kosovë, ku po pasojë shumë njohës publik e jo publik, intelektual e njohës kinse të politikave në Ballkan në përgjithësi e në Kosovë në veçanti, sjellin verdikte më një përfundim të këtillë, që nuk duket të jetë krejt real!
Praktikisht, nëse dëshiron të vesh drejtësi në vendin tonë, atëherë kë për tu etiketuar na një lum i madh njerëzish që janë pro et kontra qeverive.
Mirëpo, siç thamë më lartë, kjo më duket që nuk qëndron aspak, rasti me i mirë është rasti në Shqipëri, Mal të Zi e deri në një masë edhe në Maqedoni.
Në Shqipëri me një shumicë absolute arrin të fiton për të tretën herë me radhë katërvjeçarin qeverisës një kryeministër, që do të thotë mbi 12 vite në pushtet, dhe dihet qartë se KM në Shqipëri luan në zhargonin e një kozmopolitantisti, një njeriu që nuk shfaq aspak ndjenja as kombëtare e aq me pak nacionaliste.
Pra, ai shkon më larg duke sulmuar shtetet tjera të rajonit se nuk mund të ndezin shkëndija zjarri në këtë rajon sepse ky rajon nuk ju përket vetëm juve tha para disave ditëve ai duke aluduar në KM e Kosovës më shumë se në kryetarin serb.
Mal të Zi fiton një shqiptar dhe zgjidhet KM i kësaj republike, ku edhe qëndrimi i tij dihet që nuk shfaq shumë ndjenja kombëtare, e aq më pak ndjenja nacionaliste nuk shumë raste bile nuk dëshiron as të etiketohet si shqiptar fare, sepse duket që edhe ashtu më mirë flet serbisht se shqip!
Në Maqedoni përveç shqiptarëve që mëtojnë të promovojnë agjenda nacionaliste në teori përmes britmave të pareshtura mbi etninë, në praktikë janë zbutur dhe fare nuk dëgjohen që ekzistojnë shqiptaret atje.
Më shumë dëgjon dhe lexon njeriu nga andej për çështje fetare se për ato kombëtare shqiptare, e hiç e më hiç nacionaliste!
Subjektet Maqedone po ashtu kanë një përfshirje relativisht të bute karshi politikave nacionaliste dhe për rrjedhojë qeveria atje duket që buzëqeshin me cilat do politika që i imponohen vendit, rasti edhe me ndërrimin e emrit të shtetit.
Atëherë!
Akuzat e pabaza kundrejt politikës kosovare drejt egocentrizmit nacionalist dhe shfaqjes së apetiteve për luftë nuk qëndron!
Kemi një shtet, një komb, një fqinjë që hapur shfaqe agresivitetin e tij kundrejt vendit tone, dhe që nuk do të ndryshon kurrë!
Ata shfaqin politika agresive ekspansioniste kundrejt të gjithë fqinjëve, e në veçanti atyre shqiptare, me synim urrejtës kundër Kosovës.
Serbët janë të vetmit në rajon që vazhdojnë të mbizotërojnë skenën potencialisht të orientuar kah nacionalizmi radikal, dhe kurrë duke mos ndryshuar politikat shoviniste dhe nacionaliste ndaj popujve që kufizohen me ta.
E kjo është Serbia!
Ne, në vend që të drejtojmë gishtin nga fqinjët tanë verior që duket se rajoni për shkakun e tyre nuk gjen qetësinë, ne merremi dhe akuzojmë lidershipin kosovar, ne akuzojmë më të madhe autoritetet në Kosovë.
Bile shkojmë aq larg sa që edhe thërrasim KM interpelancë për të gjuajtur me gurë, për shkakun se pse policët kanë shkuar afër vijës kufitare duke e ditur që tensioni është shumë i lartë në mes Kosovës dhe Serbisë.
Parimet demokratike të zhvilluarit e një shteti normal, në vazhdojmë ti biem në qaj një qeverie të cilin vet populli e ka sjellë në pushtet mbi parimin rule of low (shteti i së drejtës. Rendi, shteti ligjor), një teori që ndërkombëtarët e kanë instaluar në vendin tonë që nga 99-ta!
Tash a të sjellim në parim autoritetin më ide dhe qasje nacionaliste në udhëheqje, apo të sjellim dhe mbajmë një kozmopolitan (një njeri që e quan gjithë botën për atdhe).
Hajt, qysh!
____
ESH
___________
publikime.com